Lidhje


Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë. “Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.

 

Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë. Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”. 

Read more ...


Sulm i paprecedentë rus ndaj Kievit/ Goditen për herë të parë ndërtesa qeveritare

Për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus, një nga ndërtesat kryesore të qeverisë në qendër të Kievit është goditur drejtpërdrejt nga një sulm ajror rus gjatë natës.

 

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, konfirmoi përmes një postimi në Facebook se godina qeveritare ka pësuar dëme të konsiderueshme në çati dhe në katet e sipërme për shkak të sulmit, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të shuar flakët.

Read more ...


Moment i sikletshëm në darkën me miliarderët e teknologjisë/ Trump pyet për investimet në SHBA, Zuckerberg i përgjigjet: Nuk e dija...

CEO i Meta-s Mark Zuckerberg u kap duke pranuar në një mikrofon të hapur se nuk kishte ide se si të përgjigjej ndaj një pyetjeje të Donald Trump gjatë një darke të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

 

Ngjarja u mbajt të enjten dhe u mblodhën disa prej figurave më të rëndësishme të teknologjisë, përfshirë Tim Cook, Bill Gates, Sergey Brin, Sundar Pichai dhe Sam Altman. Trump e pyeti Zuckerberg se sa planifikonte të investonte në SHBA deri në vitin 2028, dhe CEO i Meta u përgjigj me pasiguri: “Oh Zot, um, mendoj se ndoshta do të jetë diçka si, nuk e di, të paktën 600 miliardë dollarë deri në ’28, në SHBA, po.”

Read more ...


Ministri i.zraelit i Mbrojtjes kërcënon: Portat e ferrit janë hapur në qytetin e Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz deklaroi se "portat e ferrit janë hapur" në qytetin e Gazës dhe kërcënoi se do të intensifikojnë sulmet për të pushtuar qytetin. Në një deklaratë të lëshuar në platformën sociale të kompanisë amerikane X, ministri Katz kërcënoi se ushtria izraelite në kuadër të sulmeve të saj pushtuese do të sulmojë për herë të parë një ndërtesë të lartë në Gaza. "Portat e ferrit po hapen në Gaza", tha Katz duke shtuar se Hamasi ose do të pranojë dorëzimin e armëve dhe lirimin e të gjithë pengjeve, kushte këto që Izraeli ka pretenduar për t'i dhënë fund sulmeve të tij ose Hamasi do të "eliminohet".

Read more ...


Putin fton Zelenskyn për bisedime në Rusi: Të premtoj do të jesh i sigurt

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyt të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do të ofrojë siguri për udhëheqësin ukrainas. Duke folur në forumin ekonomik në Vladivostok, udhëheqësi rus ka vazhduar të diskutojë luftën e tij në Ukrainë.

 

 
“Pala ukrainase e dëshiron këtë takim dhe e ofron këtë takim. Unë thashë: ‘Jam gati, ju lutem, ejani, patjetër do të sigurojmë kushte për punë dhe siguri’”, tha Putin.Udhëheqësi rus pretendon se kjo është një “garanci 100%” dhe thotë se beson që takimi që mbahet në një vend neutral, të palës së tretë, është një “kërkesë e tepërt”.
XS
SM
MD
LG