Lidhje


Çmenduri - Si ia shiti Rusia për 7.2 mln dollarë Alaskën, Amerikës

Donald Trump ka ndezur debat në arenën ndërkombëtare pas deklaratës së tij të çuditshme se do të takohej me Vladimir Putinin “në Rusi” këtë të premte. Por meqenëse samiti i tyre do të zhvillohet në Alaska – një territor dikur rus – fjalët e tij, sado të pasakta, kanë hapur një dritare interesante në histori.

 

Alaska, një prej shteteve më të pasura me burime natyrore të SHBA-së sot, dikur i përkiste Perandorisë Ruse. Në vitin 1867, Cari Aleksandër II ia shiti këtë territor Shteteve të Bashkuara për vetëm 7.2 milionë dollarë – çmimi i disa kullotave në Kaliforni sot. Një marrëveshje që shumë rusë e konsideruan poshtëruese, ndërsa amerikanët e quajtën “çmenduri” – të paktën në fillim.

Read more ...


OKB mund të përfshijë I.zraelin në raportin për abuzime s*ksuale ndaj palestinezëve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar se Izraeli mund të përfshihet në raportin vjetor të organizatës për dhunën seksuale në Palestinë, pas informacioneve të besueshme që tregojnë se forcat izraelite kanë kryer akte të tilla ndaj të ndaluarve palestinezë në disa burgje.

 

Në një letër drejtuar ambasadorit izraelit në OKB, Danny Danon, Guterres ka bërë të ditur se Izraeli është futur në kategorinë “paralajmëruese” përpara përfshirjes së mundshme në raportin për zonat e konfliktit. Ai shprehet se mungesa e aksesit për inspektorët e OKB-së e vështirëson përcaktimin e plotë të modelit të abuzimeve, por ka “shqetësim të madh” për ekzistencën e tyre.

Read more ...


Gruaja përqafon autorin që i vrau burrin në gjyq: “Të fal

Një moment i pazakontë dhe emocional ndodhi në sallën e gjyqit të Qarkut Cherokee në Georgia, ku Regina Johnson përqafoi burrin që vrau bashkëshortin e saj, Joseph Tillman.

 

Tillman u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e 78-vjeçarit Chuck Johnson, bashkëshorti i Reginës prej 50 vitesh, në një aksident me largim nga vendi i ngjarjes vitin e kaluar. Sipas hetimeve, Tillman ishte nën ndikimin e oksidit të azotit, i njohur si “gazi i qeshjes”, kur përplasi viktimën që po udhëtonte me biçikletë elektrike.

Gjatë seancës së dënimit më 7 gusht, Regina i vendosi krahun rreth qafës Tillmanit dhe e përqafoi për disa sekonda, duke i pëshpëritur se e falte. Tillman, me fytyrë të skuqur dhe lot në sy, i kërkoi falje duke përsëritur: “Më vjen shumë keq.”

 

“Zoti më tha se ai kishte nevojë për një përqafim prej nëne,” tha Regina më pas për mediat, duke theksuar nevojën për shërim dhe falje në mes të dhimbjes.

Në anën tjetër, vajza e viktimës, Brittany McCarthy, e pranishme në gjyq, u shpreh me dhimbje: “Do të jem gjithmonë vajza e një njeriu që ti e vrave. Ti u bëre armë vdekjeprurëse dhe babai im pagoi me jetën.”

 

Avokati i Tillmanit tha se klienti ka ndryshuar jetën dhe po përpiqet të ecë përpara në një rrugë pozitive.

Kjo ngjarje rrallëherë e parë, ku gruaja e viktimës fal dhe përqafon autorin në sallën e gjyqit, ka tronditur opinionin publik dhe nxitur reflektim mbi rëndësinë e faljes dhe shërimit.

 


Padi penale kundër një ushtari i.zraelit i cili vizitoi Slloveninë për pushime

Një padi penale është ngritur kundër një ushtari izraelit i cili vizitoi Slloveninë për pushime dhe dyshohet se shërben në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij. Sipas mediave sllovene, një padi penale është ngritur në Prokurorinë dhe policinë e Nova Goricës kundër një ushtari izraelit i cili po kalonte pushimet në brigjet e lumit Soca të vendit.

 

Në lajm pretendohet se ushtari izraelit ishte në detyrë në kryqëzimin Netzarim, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës ku Izraeli ka kryer krime të shumta lufte në këtë vend.

Read more ...


Putin propozon armëpushim: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi dhe të njohë Krimenë

Sipas një raportimi të gazetës prestigjioze amerikane Wall Street Journal, Presidenti rus Vladimir Putin ka prezantuar një plan për t’i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë gjatë një takimi të mbajtur me të dërguarin amerikan, Steve Witkoff.

 

Në bazë të burimeve që citon Wall Street Journal, plani i propozuar nga Kremlini parashikon njohjen ndërkombëtare të kontrollit të plotë të Rusisë mbi rajonet e Donetskut dhe Luhanskut të njohura së bashku si Donbasi si dhe njohjen zyrtare të aneksimit të gadishullit të Krimesë, të pushtuar nga Moska që prej vitit 2014.

Read more ...

XS
SM
MD
LG