Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon emigrantët në burgun e Guantanamos

Aeroplani i parë ushtarak amerikan që do të transportojë migrantët e ndaluar në Gjirin e Guantanamos pritet të niset të martën, thanë zyrtarët amerikanë, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump përgatitet të strehojë dhjetëra mijëra migrantë në bazën ushtarake në Kubë.
Trump tha se dëshiron që Pentagoni dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të zgjerojnë një strukturë ndalimi për migrantët në bazën ushtarake për të mbajtur më shumë se 30 mijë migrantë.