Franca ndalon e para në Europë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Asambleja Kombëtare në Francë votoi në favor të ligjit me 279 vota pro dhe 81 kundër. Më herët, Senati e kishte miratuar projektligjin me 243 vota pro dhe vetëm 2 kundër. Me kërkesë të Presidentit Emmanuel Macron, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi menjëherë pas pushimeve verore. Pas vendimit të Parlamentit, Macron deklaroi: "Kisha punuar për këtë nismë dhe tani është vendosur: që nga fillimi i vitit të ri shkollor, rrjetet sociale do të jenë të ndaluara për fëmijët nën 15 vjeç.”