Lidhje


Georgia Meloni vizitë në Arabinë Saudite, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me princin e kurorës me vlerë 10 miliardë dollarë

Princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman u takua të dielën me kryeministren italiane Giorgia Meloni, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA). “Princi i Kurorës dhe Kryeministrja e Italisë shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe, hulumtuan mënyra për t’i mbështetur dhe forcuar raportet në fusha të ndryshme dhe diskutuan zhvillimet rajonale e ndërkombëtare me interes të ndërsjellë,” tha SPA.

 

Meloni tha se Italia kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe industriale me vlerë rreth 10 miliardë dollarë me Arabinë Saudite si pjesë e një partneriteti strategjik të forcuar midis dy vendeve. “Ka një potencial të madh në bashkëpunimin tonë dhe dëshira ime është që kjo vizitë të hapë një fazë krejtësisht të re në partneritetin tonë”, tha Meloni. “Kjo është ajo që parashikon deklarata e përbashkët që nënshkruam sot. Ajo deklaroi se dy kombet mund të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të eksplorojnë shumë mundësi të reja së bashku.”

Read more ...


Për herë të parë pas 30 vitesh, 5 ditë rresht pa asnjë v.rasje me a.rmë z.jarri në New York

Një ngjarje historike është shënuar në New York, ku qyteti kaloi plot pesë ditë pa asnjë viktimë nga armët e zjarrit, një arritje që nuk ishte regjistruar prej 30 vitesh, sipas NYPD. Periudha zgjati nga mbrëmja e së shtunës deri në mbrëmjen e së enjtes. Policia e qytetit i atribuoi këtë sukses “punës së guximshme” të oficerëve të saj dhe përmirësimit të masave të sigurisë nëpër qytet.

 

Megjithatë, pavarësisht këtij progresi, shifrat për të shtënat mbeten të ngjashme me ato të vitit të kaluar. Deri të dielën e kaluar, janë regjistruar 45 viktima nga armët e zjarrit këtë vit, po aq sa në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Për numrin e të shtënave, 2025 ka parë 29 raste deri tani, krahasuar me 39 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Read more ...


Francë/ Tragjike, t.orturoi të bijën e mitur dhe e la të v.diste nga uria, d.ënohet me b.urgim të përjetshëm nëna e 13-vjeçares

Një gjykatë në Francë ka dënuar me burgim përjetë nënën që vrau vajzën e saj 13-vjeçare. Gruaja në fjalë Sandrin Pisare torturoi të bijën e saj dhe e la të vdiste nga uria.

 

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2020. 13-vjeçarja fatkeqe humbi jetën më 6 gusht 2020. Ajo pësoi arrest kardiak. Ditën që ndërroi jetë e mitura peshonte vetëm 28 kilogramë, pasi nëna e saj e kishte lënë të mbyllur në një dhomë për ditë të tëra pa ushqim.

Read more ...


Fidan: Turqia pret që SHBA të trajtojë çështjet dypalëshe që burojnë nga administrata e mëparshme

Kryediplomati turk Hakan Fidan u shpreh se vendi i tij pret që administrata e re amerikane të trajtojë çështjet problematike që burojnë nga veprimet e administratës së mëparshme dhe të realizojë plotësisht bashkëpunimin mes dy vendeve, raporton Anadolu.

 

"Ne presim që administrata e re të zgjidhë çështjet problematike, veçanërisht sanksionet si ato në kuadër të CAATSA-s, të cilat u bartën nga administrata e mëparshme, dhe të zhbllokojë potencialin e plotë të bashkëpunimit midis Türkiyes dhe SHBA-së", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me shefen e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila po qëndron në vizitë në Ankara.

Read more ...


SHBA, agjentët kufitar arrestojnë 308 emigrantë në ditën e parë të Trumpit në detyrë

Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) kanë arrestuar 308 emigrantë të paligjshëm në ditën e parë të administratës së presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

 

Siç raporton ‘New York Post’, zyrtari policor i emigracionit, Tom Homan, njoftoi se midis të arrestuarve janë individë të akuzuar për krime të tilla si vrasje dhe përdhunimi i fëmijëve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG