Makina fluturuese testohet në rrugë qyteti, bëhet gati për t’iu shpëtuar nga trafiku

I lodhur nga trafiku? Shumë shpejt mund të fluturosh mbi të me një makinë elektrike që kushton 235 000 euro. Automobili futuristik i krijuar nga Alef Aeronautics është një makinë që mund të përdoret në rrugë, por gjithashtu mund të ngrihet dhe të fluturojë për të shmangur bllokimet, shkruan A2 CNN.
Kompania ka testuar me sukses këtë automjet në një mjedis urban, duke publikuar pamje ku makina lëviz disa metra përpara dhe pastaj ngrihet vertikalisht. Pas fluturimit disa metra mbi trafikun, ajo u ul përsëri dhe vazhdoi të lëvizte si një makinë e zakonshme.