Siri, në një s.ulm ajror amerikan v.ritet kreu i D.E.A.SH-it
SHBA njoftoi se ka vrarë liderin e grupit terrorist DEASH, Abu Yusif, në një sulm ajror në Sirinë lindore, transmeton Anadolu. "Më 19 dhjetor, Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kryen një sulm ajror preciz duke shënjestruar liderin e DEASH-it, Abu Yusif, i njohur si Mahmud, në provincën Dayr az Zawr, Siri që rezultoi në dy operativë të ISIS-it të vrarë, duke përfshirë Abu Yusif," tha një CENTCOM, duke shtuar: "Ky sulm u krye në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi sirian dhe rusët".