Rusët u d.jegin fytyrat koreano-veriorëve të v.rarë në Ukrainë që të mos njihen
Mijëra ushtarë të dërguar nga regjimi i Kim Jong Un po mbështesin Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës, një operacion ku Moska ka pësuar viktima masive. Pamjet video dhe raportet që vijnë nga fusha e betejës sugjerojnë se ata janë duke u përdorur nga rusët për të kryer sulme “mish për top” ndaj forcave të Kievit në rajonin e Kurskut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkroi në rrjetin “X”: “Edhe pas vitesh luftë, kur menduam se rusët nuk mund të bëheshin më cinikë, ne po shohim diçka edhe më të keqe. Rusia jo vetëm që dërgon trupat e Koresë së Veriut për të sulmuar pozicionet e Ukrainës, por gjithashtu përpiqet të fshehë vdekjet e këtyre njerëzve.