Lidhje


Republikanët marrin kontrollin e Senatit të SHBA-së nga demokratët

Republikanët kanë marrë kontrollin e Senatit të SHBA-së nga demokratët në zgjedhjet e Kongresit të mbajtura të martën, transmeton Anadolu. Fitorja erdhi pasi senatori Deb Fischer siguroi rizgjedhjen në Nebraska.

 

Aktualisht, sipas raporteve nga ‘Associated Press’, republikanët kanë siguruar 51 vende në Senatin Amerikan duke rimarë kontrollin e dhomës për herë të parë në katër vjet. Demokratët deri tani kanë siguruar 42 vende, por në shumë shtete rezultatet nuk janë shpallur ende.

Read more ...


“Pse pesë persona janë arrestuar për rrjedhje të dokumenteve të klasifikuara të Hamasit në I"zrael?

Në skandalin e fundit që goditi kryeministrin Benjamin Netanyahu, zëdhënësi i tij është në mesin e atyre që dyshohen për tjetërsimin dhe nxjerrjen e dokumenteve në shtyp. Një stuhi e re politike ka përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas arrestimit të një numri personash në lidhje me një rrjedhje të supozuar të dokumenteve të klasifikuara nga zyra e tij.

 

Dokumentet në fjalë supozohet se janë dokumente të strategjisë ushtarake të Hamasit, të gjetura nga inteligjenca ushtarake izraelite në Gaza dhe më pas të tjetërsuara nga të dyshuar brenda, ose afër, zyrës së kryeministrit dhe institucionit të mbrojtjes. Dokumentet më pas thuhet se u ekspozuan në gazetën gjermane, Bild, dhe në "Jewish Chronicle" në Mbretërinë e Bashkuar, si një marrëveshje e mundshme armëpushimi për Gazën që do të arrihej në shtator të këtij viti, e cila përfundimisht dështoi.

Read more ...


Donald Trump voton në Florida: Ndihem i sigurt, po ecim shumë mirë

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania sapo kanë votuar në Qendrën Rekreative Mandel në Palm Beach, Florida. “Ndihem shumë i sigurt…dhe duket se republikanët janë shfaqur në fuqi,” tha Trump për mediat.

 

Trump thotë se ishte “i nderuar” kur pa se votuesit që ishin në radhë ishin goxha të gjata. “Ne u kthyem goxha vonë mbrëmë,” thotë ai, duke iu referuar tubimit të tij të fushatës në Michigan mbrëmë vonë. “Kam dëgjuar se po ecim shumë mirë”.

Read more ...


Trump kërcënon Meksikën me tarifa nëse nuk ndalon hyrjen e emigrantëve në SHBA

Përderisa vazhdon numërimi mbrapsht për zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidati republikan Donald Trump tha se do të vendosë tarifa doganore prej 25 për qindësh ndaj Meksikës nëse nuk arrin të parandalojë hyrjen e emigrantëve të parregullt në SHBA, raporton Anadolu.

 

Trump në fjalimin e tij në tubimin që u mbajt në Karolinën e Veriut, kërcënoi Meksikën, një nga partnerët më të mëdhenj tregtar të SHBA-së. "Një nga thirrjet e mia të para është për Meksikën. Mos i lejoni njerëzit të kalojnë kufijtë tanë", tha ai.

Read more ...


Adoleshenti vret dy persona dhe plagos gjashtë të tjerë teksa po festohej Hallowini

BBC ka publikuar videon kur një adoleshent, pasi ka qëlluar me armë në Orlando është kapur nga policia. Videoja ka kapur momentin kur një oficer policie sulmoi adoleshentin e akuzuar për një të shtëna vdekjeprurëse në Orlando, Florida.

 

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat, të cilat ndodhën në një rrugë të mbushur me njerëz ndërsa njerëzit po festonin Halloween. Policia tha se ata iu përgjigjën raporteve fillestare për të shtëna, kur disa minuta më vonë, oficerët dëshmuan një të shtënë të dytë në një distancë të shkurtër.

Read more ...

XS
SM
MD
LG