Pensionisti qëllon me armën e Luftës II Botërore kur e bija donte ta vendoste në azil

Një 95-vjeçar në Gjermani është arrestuar dje nga policia pasi qëlloi ndaj të bijës me një pistoletë të Luftës së Dytë Botërore gjatë një debati ku ajo insistonte që ai të vendosej në azilin e pleqve.
Skandali/ Shefit të policisë Madridit i gjenden 20 milionë euro në shtëpi

Rreth 20 milionë euro gjeti policia spanjolle në shtëpinë e kreut të Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit, Óscar Sánchez Gil. 8 milionë ishin fshehur në një mur dhe 12 miliqonë të tjerë në një fund të dyfishtë të tavanit në bodrum. “Shtëpia e tij ishte si ajo e Pablo Escobar”, – thonë zyrtarë të lartë të operacionit policor për mediat spanjolle.
Ata e krahasuan shtëpinë e zyrtarit të policisë me atë të kartelit historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë. Zyrtari i lartë i policisë u ndalua së bashku me bashkëshorten, po ashtu punonjëse policie dhe kunatën e tij si pjesë e një hetimi kundër trafikut të drogës.
Sky News fshin postimin në X mbi tifozët i"zraelitë të futbollit që thërritën slogane raciste

Sky News me bazë në Mbretërinë e Bashkuar fshiu një postim në X rreth tifozëve izraelitë që thërritën komente raciste përpara ndeshjes së futbollit të Ligës Europa të UEFA-së në këtë javë në Amsterdam, transmeton Anadolu. “Tifozët e Maccabi Tel Avivit kanë rrëzuar flamujt palestinezë dhe kanë brohoritur slogane raciste antiarabe”, thuhej në postimin e fshirë në X.
Disa në rrjetet sociale kanë reaguar për heqjen e videos pas shpërndarjes. Ata thonë se gazeta ka censuruar veten. “Videoja shpjegon të vërtetën rreth huliganëve izraelitë të futbollit që bënë një trazira raciste në qytet këtë javë”, shkroi në X Asa Winstanley, gazetar investigativ me origjinë hebraike.
Përmban skena i"ntime h.omoseksuale/ Ndalohet në Turqi filmi i ri i yllit të Hollywood-it

Filmi “Queer” me protagonist Daniel Craig është ndaluar në Turqi. Autoritetet lokale deklaruan se filmi nuk mund të shfaqej për arsye sigurie. Më pas, platforma e transmetimit Mubi vendosi të anulojë Mubi Fest Istanbul 2024. Mubi gjithashtu pretendon se autoritetet turke u thanë atyre vetëm pak orë para shfaqjes së planifikuar se “Queer” u ndalua me vendim të Bashkisë Kadikoy.
Në vendim thuhej se filmi ishte i ndaluar për shkak të përmbajtjes provokuese që mund të kërcënonte qetësinë publike dhe ndalimi ishte bërë për arsye sigurie. Nga Mubi, ndër të tjera kanë thënë: “Ne besojmë se ky ndalim është një kufizim i drejtpërdrejtë i artit dhe lirisë së shprehjes. Festivalet festojnë artin, diversitetin kulturor dhe komunitetin, duke bashkuar njerëzit. Ky ndalim nuk synon vetëm një film, ai minon qëllimin e festivalit”.
“Mësoni të jepni dorëheqjen!” Mijëra njerëz dalin në rrugë në Spanjë, protestë pas përmbytjeve tragjike

Mijëra njerëz marshuan sot nëpër rrugët e Valencias për të protestuar kundër trajtimit kaotik të qeverisë ndaj përmbytjeve që vranë të paktën 220 njerëz javën e kaluar në Spanjën juglindore. Protestuesit u mblodhën në orët e vona të pasdites përpara bashkisë së Valencias përpara se të marshonin drejt selisë së qarkut.
Pjesa më e madhe e zemërimit i është drejtuar presidentit rajonal të Valencias, Carlos Mathon (Partia Popullore e krahut të djathtë, PP), por edhe kryeministri socialist Pedro Sanchez po kritikohet ashpër në radhët e protestuesve.