Orban kritikon Brukselin: Në Parlamentin Evropian mbizotëron ‘hungarofobia’
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban akuzoi liderin e grupit të mazhorancës në Parlamentin Evropian për qasje anti-hungareze. Orban e cilësoi Manfred Veber, një politikan gjerman dhe kryetar i Partisë Popullore Evropiane si “hungarofob”.
BE-ja dënon bombardimin e zyrës së Kryqit të Kuq në Gaza, kërkon hetim të pavarur
Bashkimi Evropian (BE) dënoi të shtunën bombardimet e fundit në Rripin e Gazës që dëmtuan zyrën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), duke rezultuar në dhjetëra viktima, transmeton Anadolu.Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell theksoi domosdoshmërinë që fajtorët të mbahen përgjegjës nëpërmjet një hetimi të pavarur.“BE-ja dënon bombardimet që dëmtuan zyrën e KNKK-së në Gaza dhe çuan në dhjetëra viktima”, shkroi Borrell në X.“Nevojitet një hetim i pavarur dhe përgjegjësit duhet të japin llogari”, shtoi ai.
Koreja e Jugut po shqyrton furnizimin e Ukrainës me armë pas marrëveshjes Rusi-Kore e Veriut
Koreja e Jugut thotë se do të konsiderojë furnizimin me armë për Ukrainën pas marrëveshjes së arritur të mërkurën ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut, e cila kërkon që të dy vendet të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast lufte.
Zyra presidenciale e Koresë së Jugut ka dënuar marrëveshjen e nënshkruar nga dy shtetet që u zotuan për ndihmë të ndërsjellë të mbrojtjes, raporton AP. Zyra ka thënë gjithashtu se Koreja e Jugut do të rishqyrtojë politikën e saj për të kufizuar mbështetjen e saj për Ukrainën në furnizime jo-vdekjeprurëse.
Greqi, rritet numri i personave të shtruar në spital për shkak të COVID-19
Në Greqi ka një rritje të numrit të të shtruarve në spital për shkak të COVID-19, transmeton Anadolu.Sipas raportit javor të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik Grek (EODY), numri i pacientëve të shtruar në spital për shkak të COVID-19 në periudhën 10-16 qershor arriti në 324.
Në periudhën 10-16 qershor, 5 persona kanë vdekur ndërsa 12 persona janë intubuar për shkak të COVID-19. Mesatarja e shtrimeve në spital gjatë katër javëve të mëparshme ishte 166.
Armenia njeh shtetin e Palestinës
Armenia ka njoftuar njohjen e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu."Duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve, Republika e Armenisë njeh shtetin e Palestinës", tha Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë.
Ministria armene tha se më herët vendi ka mbështetur rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, ku Izraeli që nga tetori i kaluar ka vrarë të paktën 37 mijë palestinezë.