Lidhje


Izraeli miraton dënimin me vdekje për autorët e 7 tetorit

 

Izraeli ka miratuar një ligj të ri për të vendosur dënimin me vdekje dhe për të zhvilluar gjyqe publike për ata që janë përfshirë në sulmet e udhëhequra nga Hamasi dhe marrjen masive të pengjeve në Izrael në tetor 2023. Legjislacioni u miratua me 93 vota pro dhe 0 kundër në parlamentin e Izraelit dhe u sponsorizua në mënyrë të pazakontë bashkërisht nga politikanët e qeverisë dhe të opozitës.

Read more ...


CBS News: Irani mund të ketë zhvendosur disa nga aeroplanët e tij në Pakistan dhe Afganistan

Irani thuhet se ka zhvendosur disa nga avionët e tij ushtarakë dhe civilë në Pakistan dhe Afganistan për shkak të shqetësimeve për sulme të mundshme amerikane.

CBS News, informon se burime e kanë informuar kanalin për këtë.

 

U vu re se avionë ushtarakë iranianë u dërguan në bazën ajrore Nur-Khan, e cila ndodhet në jug të Islamabadit. Ndër pajisjet ushtarake të dërguara dyshohet të jetë edhe avioni RC-130, një version i modifikuar i avionit të transportit ushtarak C-130 i projektuar për misione zbulimi.

Burimet e kanalit raportuan gjithashtu se pak para fillimit të armiqësive, linja ajrore iraniane Mahan Air çoi disa nga aeroplanët e saj në Kabul.

 

Ata mbetën në Afganistan pasi hapësira ajrore iraniane u mbyll. Më vonë, mes tensioneve midis Pakistanit dhe Afganistanit, aeroplanët dyshohet se u devijuan në aeroportin e Heratit, pranë kufirit iranian.

Megjithatë, zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Mujahid, i mohoi këto akuza në një deklaratë për CBS News.


Alarm në Greqi! Gjendet dron ukrainas me eksploziv në Lefkadha, dyshime për baza në Vlorë

Një dron detar i llojit “MAGURA V5”, i pajisur me rreth 100 kilogramë lëndë eksplozive, ka alarmuar autoritetet greke pasi u gjet i bllokuar në brigjet e Lefkadhës. Sipas mediave greke, droni cili njihet si një teknologji sulmi e përdorur nga forcat ukrainase, u diktua fillimisht nga peshkatarë lokalë.

 

Mediat raportojnë se ekspertët e përshkruajnë këtë pajisje me rrezikshmëri të lartë, dhe e aftë për të asgjësuar objektiva detarë me përmasa të konsiderueshme përmes telekomandimit. Hetimet paraprake të shërbimeve inteligjente sugjerojnë se objektivi i mundshëm i këtij droni ishte një autokolonë anijesh ruse që po lundronte në ujërat e Mesdheut, mes Kretës dhe Maltës, me destinacion portin e Tartusit në Siri. Sipas të dhënave, droni lundrues dyshohet se ka humbur kontrollin ose ka pësuar defekt gjatë tentativës për të goditur flotën ruse.

 

E sipas mediave greke, baza e dronit detar është në Vlorë, Shqipëri ose në Libinë Perëndimore. Dy porte, një në Adriatik dhe një në Mesdhe, janë vënë nën “lupën” e autoriteteve greke të sigurisë. I pari, në Vlorë, Shqipëri, dhe i dyti, në portin e Misratës në Libinë Perëndimore. Atje, në fakt, një hetim zbuloi së fundmi se Ukraina mban një prani ushtarake, me më shumë se 200 oficerë dhe specialistë të dronëve.

 

 Ndërkohë që Autoriteti Portual i Lefkadhës vijon procedurat e sekuestrimit, ky incident ka ngritur pikëpyetje të reja mbi sigurinë detare në Jon dhe shtrirjen e konfliktit ukrainas në ujërat e Mesdheut.

XS
SM
MD
LG