Libani do të paraqesë ankesë në KS-OKB lidhur me shpërthimin e "pagerëve"

Libani do të paraqesë një ankesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në lidhje me shpërthimet që ndodhën në pajisjet radiomarrëse dhe "pagerët" të martën dhe të mërkurën, transmeton Anadolu.
Pas sulmeve në fjalë Libani vendosi të kalojë në veprim në nivel të OKB-së. Sipas një deklarate të bërë nga Ministria e Jashtme libaneze, ministri Abdallah Bou Habib ka dhënë udhëzim që "Përfaqësia e Përhershme e Libanit në OKB të ankohet në KS-OKB lidhur me sulmin kibernetik terrorist në cilësinë e krimit të luftës që Izraeli ka kryer kundër popullit të Libanit".