Lidhje


Islami është universal - Internacionalizmi i mirë dhe nacionalizmi i keq?

Laura Kertalli 
 
 
Shumë muslimanë shqiptarë, sapo përballen me nocionin e nacionalizmit, reagojnë pothuajse instinktivisht kundër tij. Universalizmi i Islamit, koncepti i “Ummetit” dhe kundërshtimi islam ndaj “asabijes” shndërrohen në një lloj kujtese muskulore politike, që shprehet kështu: Islami është universal, internacionalizmi është i mirë, nacionalizmi është i keq.
 
 
Më shkurt, nuk ka.
Po hajde t’i biem pak më gjatë.
“Ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni me njëri-tjetrin…” | 49:13 |
 
 
Kombi nuk është “racë”. As thjesht gjak.
Është një bashkësi historike e formuar nga territori, gjuha, kultura, kujtesa kolektive, tradita, institucionet dhe vetëdija e përkatësisë së përbashkët.
Gjithashtu edhe feja, ku Islami ka lënë gjurmë të rëndësishme në kulturën, traditat dhe historinë tonë.
 
 
Paralelisht, Ummeti krijon detyrime dhe solidaritet përtej kufijve.
Por universalizmi moral dhe internacionalizmi politik nuk janë e njëjta gjë.
 
 
Madje, një musliman shqiptar mund të ketë solidaritet me një musliman joshqiptar e, njëkohësisht, të ketë përgjegjësi të veçantë ndaj Shqipërisë, sepse këtu ushtron përgjegjësinë e tij konkrete politike. Janë parime që nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin.
 
 
Por cila është përgjegjësia konkrete politike tashmë, këtu në Shqipëri?
Në një komb të sigurt, nacionalizmi mund të jetë vetëm një prej shumë orientimeve politike. Në një komb që rrezikon aftësinë për të ruajtur veten, vetëruajtja kombëtare ngjitet në hierarkinë e prioriteteve.
 
 
Pikërisht këtu muslimanët nuk duhet të shkojnë si kalë karroce pas internacionalizmit e të vetëpërjashtohen çuditshëm nga nacionalizmi.
Sidomos kur një prej kërcënimeve ndaj sovranitetit kombëtar aktual janë politikat zioniste dhe, krahas asimilimit etnik, kanë edhe atë fetar, dy elemente që prekin drejtpërdrejt një shqiptar musliman.
 
 
Këtu, megjithatë, Islami vendos një kufi normativ të qartë: asabijen.
Asabijeja, në kuptimin e saj të dënueshëm, është solidariteti grupor i absolutizuar, ku përkatësia etnike, fisnore apo kombëtare shndërrohet në kriter të së drejtës dhe të gabuarës. Pikërisht këtu nacionalizmi mbrojtës ndahet nga nacionalizmi supremacist: i pari kërkon vetëruajtjen, vetëvendosjen dhe vazhdimësinë e kombit;
 
 
i dyti e shndërron përkatësinë kombëtare në hierarki të vlerës njerëzore dhe legjitimon dominimin apo padrejtësinë ndaj tjetrit.
Kështu që kur të shikoni një musliman nacionalist shqiptar, as mos e çoni nëpër mend racizmin e anti-semitizmin, se nuk ka lidhje me Islamin.
 
XS
SM
MD
LG