Lidhje


“Krejt radarët e shtetit i fik për ty!”/ Mesazhet që tronditin dosjen Hyseni–Agasi

 

Detaje të reja nga dosja e SPAK hedhin dritë mbi komunikimet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, ku ish-drejtoresha e SHISH dyshohet se i ka përcjellë atij informacione të ndjeshme që lidhen me veprimtarinë e strukturave të sigurisë. Në një prej mesazheve të administruara në dosje, Hyseni e paralajmëron Agasin të mos përdorë një tjetër numër telefoni, pasi sipas saj mund të ishte nën përgjim: “Shpirt, mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”

 

Në një tjetër komunikim, Agasi pyet nëse kishte rrezik për persona pranë tij, ndërsa përgjigjja e Hysenit, sipas materialeve hetimore, ka qenë: “Krejt radarët e shtetit i fik për ty!” SPAK po verifikon nëse këto komunikime përbëjnë thjesht kontakte në kuadër të një marrëdhënieje operative apo nëse dëshmojnë transmetim të informacionit institucional përtej kufijve të lejuar.

 

Gjatë marrjes në pyetje, ajo ka deklaruar se Agasi ishte bashkëpunëtor i saj në rrjetin e agjentëve të SHISH, ndërsa prokuroria po heton nëse marrëdhënia mes tyre ka pasur një dimension më të gjerë se ai institucional.

XS
SM
MD
LG