Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, sot do të takohet me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën
Në fokus të bisedimeve mes diplomatit izraelit dhe përfaqësuesve të lartë të shtetit shqiptar pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare në Shqipëri.
Gjatë ditës së sotme, Sa’ar pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Në fokus të bisedimeve mes diplomatit izraelit dhe përfaqësuesve të lartë të shtetit shqiptar pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shqipëria dhe Izraeli kanë pasur ndër vite marrëdhënie miqësore, të mbështetura edhe në lidhjet historike mes dy popujve. Një nga elementet e rëndësishme të kësaj historie është fakti se Shqipëria strehoi dhe shpëtoi hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.