Lidhje


E tmerrshme në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Një 44-vjeçare ka kallëzuar në polici dy persona që sipas saj kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç me aftësi të kufizuara.

 

Nëna është paraqitur bashkë me djalin në Policinë e Elbasanit, ku ka bërë edhe denoncimin.

 

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më datë 4 prill. Policia ka ndaluar dy personat e dyshuar.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njofton policia.       

 

SI.E./ReportTv.al

XS
SM
MD
LG