Lidhje


Arrestohen personat që kërcënuan me jetë presidentin e FSHF-së Armand Duka

Kjo foto tregon momentin kur presidenti i klubit ‘Iliria’ të Fushë-Krujës Nazmi Selami, ndodhet përpara banesës së presidentit të FSHF-së Armand Duka në Durrës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit, ku Selmani së bashku me djemtë e tij dhe disa të afërm kërcënuan Dukën me mesazhe dhe më pas i shkuan në banesë.
Shkak u bë Gentjan Selmani, portjeri i ekipit të Tiranës dhe djali i Nazmiut. Nazmi Selmani i kërkoi llogari Dukës se përse nuk e kishte thërritur në kombëtare?! Ai i dërgoi një mesazh në të cilin shkruante: “…pyte nonen e kalamajve tuj, pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”
 
 
Pas këtij mesazhi dhe pas paraqitjes përpara shtëpisë, Armand Duka ka bërë një kallëzim në polici se është kërcënuar. Personat e arrestuar kanë dalë sot para gjykatës, e cila vendosi:
 
 
-Arrest me burg për Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin.
 
 
-Detyrim paraqitje për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani.
 
 
Nazmi Selmani, babai i tre futbollistëve ka thënë se nuk e kërcënuar Armand Dukën dhe se e ka mik prej kohësh. Për këtë ai nuk e kupton dhe përse e ka denoncuar, por gjykata nuk i ka marrë parasysh këto pretendime./tvanews
XS
SM
MD
LG