Edhe Esmerald Balla, pasi e vrau babain e tij, e hodhi trupin e pajetë te një pus rreth 1 km larg vendit të ngjarjes. Në po atë ditë, shkoi dhe deklaroi para bluve se i ati ishte larguar nga banesa.
Teksa krimi në familjen Meta ka ende shumë mister brenda, motiv i ngjarjes së zbardhur sot në Shënavlash janë debatet për shuma parash mes viktimës dhe autorit.
Megjithatë, pavarësisht shkakut, këto ngjarje kanë tronditur opinionin e gjerë. Së pari për aktin e tmerrshëm e së dyti për gjakftohtësinë e autorëve, të cilët nuk “hezituan” të ndiqnin skenarë si në filma./tvklan