Lidhje


“Rrinte në telefon, nuk shkonte në shkollë” – Babai i fut thikën djalit

Zbardhet dëshmia e babait që ka plagosur me thikë djalin e tij, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Vreshtar të Maliqit, Korçë.Burime nga policia thanë se, sherri mes babait dhe djalit ka ndodhur, pasi ky i fundit nuk donte të shkonte në shkollë dhe qëndronte në telefon. Shpëtim Çuka: Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon.

 

Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

/faktor.al

XS
SM
MD
LG