Lidhje


Jugu i Shqipërisë drejt shpopullimit, nuk ka më fëmijë

Sipas Censit 2023, lindshmëria në jug të Shqipërisë ka rënë në nivele alarmante. Në njësitë administrative Frashër dhe Voskopojë, fëmijët përbëjnë më pak se 2% të popullsisë, ndërsa në disa zona të tjera si Pogon, Zagori, Aliko dhe Dropull, fëmijët nën 14 vjeç përfaqësojnë më pak se 5%. Këto zona përballen me rrezik të lartë shpopullimi, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë është në moshë të avancuar.



Në kontrast, Kukësi udhëheq për lindshmëri të lartë. Ish-Komuna Tërthore ka 27% të popullsisë fëmijë nën 14 vjeç, ndërsa njësi të tjera si Gjinaj dhe Kolsh ndjekin me përqindje të ngjashme. Megjithatë, kjo zonë mbetet ndër më të varfrat në vend, duke reflektuar kontraste të thella midis lindshmërisë dhe kushteve ekonomike.

 

Në nivel kombëtar, të dhënat tregojnë ulje të ndjeshme të popullsisë së re. Në vitin 2011, fëmijët nën 14 vjeç përbënin 20.6% të popullsisë, ndërsa në 2023 kjo shifër ka rënë në 15.5%. Mosha mesatare e popullsisë është rritur nga 35.3 vite në 2011 në 42.5 vite në 2023. Ndërkohë, raporti i varësisë së të rinjve ka rënë nga 30.4% në 24%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur ndjeshëm nga 16.7% në 30.4%.



Këto ndryshime demografike nënvizojnë nevojën për politika të përshtatura, që të përqendrohen në mbështetjen e të moshuarve në zonat jugore dhe përmirësimin e kushteve për familjet e reja, veçanërisht në zonat rurale, për të frenuar rënien e lindshmërisë dhe shpopullimin/JOQ

XS
SM
MD
LG