Lidhje


Mos harroni banorët e Rafas këtë Bajram ndoshta nuk do mundeni ti kujtoni Bajramin tjetër

Nga Alban Gorishti


Bota islame celebron Fitër Bajramin, por gëzimi është cënuar nga mizoritë e Gazës. Ndërsa shpresa për Rafanë mbretëron në zemrat e banorëve të Gazës ata e mbajnë gjallë Fitër Bajramin mes sulmeve dhe makabriteteve izraelite. Fëmijë dhe të rritur që festojnë me mjete të pakta dhe ushqime tepër modeste, por siç duket edhe nga fotot shpresa mbizotëron zemrat e tyre. Kjo shpresë reflektohet në fytyrat dhe sytë e banorëve të kësaj njësie të vogël në të cilën bashkjetojnë ëndrrat dhe vuajtjet, frika dhe dashuria për të jetuar në paqe. Në këtë lagje kaq të vogël që strehon mbi një milion njerëz, të gjithë kanë shumë për të treguar, ndërsa gjithsecili prej tyre mban brenda zemrës histori që ta thyejnë zemrën dhe ta prishin qetësinë e natës.

 

Histori që ata do tia rrëfejnë një ditë Zotit të tyre, ashtu sikurse fëmija me kërshërinë më të madhe i tregon prindit të vet në pak minuta gjithçka i ndodhi brenda një dite. Kur sheh këto foto e kupton se arma e tyre e vetme është shpresa përballë një makinerie lufte që dëshiron tia çrrënjosë atyre edhe emocionet më të vogla e mos të flaism për një ndjeshmëri kaq të madhe siç është shpresa dhe besimi. Nga këto foto e kuptova se ata shesin ëmbëlsira për festën e tyre më të shenjtë, kurrsesi urrejtje e jo më armë, inspirojnë dhe frymëzojnë, tregojnë se jeta mundet të jetohet edhe me pak mjete apo komoditete mjafton që shpresa e festës të bashkojë atë që e liga ndan dhe shkatërron, kjo është arma e tyre e vetme, eh ndoshta edhe "faji" i tyre. Hyra në rrugicat e tyre dhe përfytyrova sesi mundet të ishte ekzistenca ime në mesin e një shkatërimi kaq total, mungese uji, energjie elektrike, madje privim nga nevojat më thelbësore jetësore, por nuk munda sepse mendja nuk e koncepton dot mungesën e lirisë, nuk e përfytyron dot coptimin e familjes tënde nga bombat që të bien mbi kokë, por as shkatërimin total të strehës familjare që me aq mund dikush prej tyre e ndërtoi .

 

Kjo luftë totale mbi çdo qelizë të gjallë të atij vendi ngre kaq shumë pyetje mbi humanizmin e kohës së traktateve të paqeve dhe organizatave globale të bamirësisë dhe ushqimit, pyetje që i sheh në sytë e fëmijëve të mbijetuar të Gazës, secili prej tyre më duket sikur thërret me një shikim depërtues i cili dëshiron të thotë "po unë çfarë kam bërë"?

 


Besimtari kalon shumë sprova në këtë tokë, por ato konsiderohen disfata kur ai nuk shpreson më dhe as insipron askënd. Besimtari që nuk inspiron as veten e vet është një besimtar i "vdekur". Ndërsa banorët e Gazës inspirojnë akoma edhe pse për disa prej tyre koha kësaj bote ka mbaruar ndërsa akoma më e habitshme është rasti i disave prej tyre, të cilët frymëzuan zemrën e botës mbarë edhe pse nuk i gjendet "as nami as nishani", pasi tashmë janë bërë thjesht pluhur.


Ditën e bajramit për ta ishte festë, edhe pse jo shumë larg tyre planet për ti vrarë dhe masakruar po intensifikohen dita ditës, ndaj kujtoni banorët e Gazës para se Zoti tju pyes: "Përse nuk i kujtuat rrobërit e Mi kur gjallëronin akoma mbi sipërfaqen e kësaj toke?"

 


Por edhe nëse ne harrojmë, Zoti i cili e shenjtëroi (begatoi) atë tokë nuk harron kurrë, madje asnjë presje, asnjë atom, lum për ata që Ai i kujton në përjetësi.

 

XS
SM
MD
LG