Lidhje


Sociologia serbe: Serbia është shoqëri dh.unës shtetërore, mjeshtri i saj është Vuçiç që kontrollon dhe urdhëron BIA-n

Sociologia serbe Vesna Peshiq, ka komentuar përleshjen e djeshme sotme në Kuvendin e Serbisë. Ajo thotë se Serbia jeton në një shoqëri të dhunës shtetërore, shefi absolut i së cilës është Aleksandar Vuçiq. Peshiq shpjegon arsyen pse ndodhi dhuna që u pa dje nëpër të gjitha mediat e rajonit.

 

“Ne e dimë se opozita ka dërguar nënshkrime të mjaftueshme që Kuvendi të vendosë në rend dite besimin tek Vuçeviqi, gjegjësisht tek qeveria, ajo (kryetarja e Kuvendit) nuk e ka bërë këtë gjë, të cilën e ka shpallur sepse të nënshkrimit të gjoja të falsifikuar, megjithëse kishte mjaftueshëm nënshkrime për të vënë në rend dite besimin ndaj qeverisë, prandaj pati një konflikt dhe një përleshje në Parlament”, shpjegon Peshiq.

 

Sipas saj, serbët dhe Serbia jeton në një shoqëri të dhunës shtetërore, mjeshtri absolut i së cilës është Vuçiqi, deri në detajin e fundit.

 

“Menaxhon edhe Kuvendin edhe BIA-n, e cila bastis institucionet dhe arreston protestuesit dhe pamë që u shkatërrua Bashkia nga falangat fashiste, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë shoh që po prishet ura dhe më duket sikur unë jetoj nën rrënoja”, thotë ajo./ina-online.net/

XS
SM
MD
LG