"Ti je në një trinçe prej trinçeve të Islamit, ndaj kujdes mos të depërtojë kush nga ana jote e trinçese"
Nga Alban Gorishti / ( أنت على ثغرة من ثغر الإسلام فلا يؤتين من قبلك )/ Është e habitshme sesi njeriu mëson të bashkëjetojë me dhimbjen, me sprovën, saqë edhe pse në kohë të vështira ai e gjen mundësinë për të festuar, gezuar etj. Sprovat, dëmtimet janë aty në cep të një argetimi apo tjetri, në cep të një feste apo gëzimi, duket sikur Zoti na i dërgon ato për të na kujtuar se kënaqësia e kësaj bote është një koncept i mangët pasi e ka rrezen e veprimit shumë të limituar dhe të brishtë, sapo nis një festë pas saj pason një brengë apo semundje. Por Zoti ka plamet e tij ndërsa ne shpresojmë që gëzimet të jenë sipas deshirave dhe emocioneve tona duke eleminuar çdo gjë që na i prish ato.
Por nëse do sillja nje shembull perngjasues do ftoja te imagjinonim realitetet tona te brendeshme dhe sekretet që gjithsecili nga ne mbart ne zemër të cilat nuk do donte kurrë ti shfaqeshin, e nëse keto sekrete do ti zbulonte dikush prej njerëzve ndoshta do na shantazhonte deri me rroberi, ndërsa në aspektin hyjnor padyshim që gjërat luhen ne favorin tonë, Zoti ynë i di mjaft mirë sekretet dhe të fshehtat tona, por kurrsesi njeriu nuk ndihet i kërcënuar nga kjo qenie që na njef mjaft mirë, perkundrazi ai shpesh justifikohet se Zoti e fal sepse është mëkatar. Por vallë këto sekrete dhe fshehtësi të trubullta a mendoni se në aspektin hyjnor do te falen dhe kalojnë pa u vënë re fare? Nuk diskutohet se sekretet e brendeshme ndikojnë edhe tek performancat e jashtme ndaj ne besojmë se kemi te bëjmë me një Zot qe ndërhyn dhe nuk e le krijimin të eci si te dëshirojë pa asnjë fare rregulli dhe influence. Por, po ashtu besojme se kjo influence është për mirë dhe kurrsesi për keq. Por në nivelin komunitar ne jemi bashkësi që e luftojmë te keqen dhe mëkatin medoemos nëpërmjet një mekanizmi që vërtitet ndërmjet akteve individuale dhe atyre komunitare, thejsht duhet të konceptojmë praktikisht se reagimi i natyrshëm i ligjshëm nuk është sprovë por çlirim, akt legjitim i aprovuar nga sentencat hyjnore.
Allahu është Ai që ti njeh sekretet e tua, por nuk ka zgjedhur mënyrën e shantazhimit si formulë e pengimit të se keqes së brendeshme tek njeriu, por dergon here pas here puhiza apo stuhi të sprovës te cilat përzihen me puhizat e jetës komode me teper sesa perzihet mishi me kockën.
Nëpërmjet tyre Allahu e pengon vrullin e brendeshm të zhnderohet në një llum të vrullshëm e të pandalshëm. Por ka sprova të tjera që kërkon nga besimtarët të jenë në të njejtën trinçe, atë të seuadu el adhamit, ose interesat maksimale të besimdrejtëve paçka kujt i preken interesat individuale ose paçka nëse kundërshtimi i tyre kërkon një rezistencë më të madhe e cila mundet të duket si një lloj revolucioni pa bosht. Të tilla janë lëvizjet e natyrshme, islami ka qenë i tillë një grup njerëzish që i organizonin interesat madhore dhe kurrsesi ato mesanike okulte, apo ato elitare.
Përse, "Ti je në një trinçe prej trinçeve të Islamit ndaj kujdes mos të depërtojë kush nga ana jote e trinçese", pasi duke qenë në thelb (në vetminë apo të voglën tonë) një trup i vetëm gjithsecili duhet të kujdeset për të çarën e vet të trinçese, nëse nuk dëshiron që "armiku" (shejtani, nefsi, armiku i brendshëm etj) të depërtojë në të tërë shoqërinë e kështu sekretet të shtoheshin ndërsa mosndjeshmeria ndaj tyre te masivizohet saqë festat të shndërrohen në thjesht numra kalendari ndërsa dëmi i njeriut ndaj njeriut të konceptohej si dënimi i Zotit ndërkohë që ai sulm ka qenë shkak i neglizhencës se gjithsecilit duke bërë që armiku të depërtojë thellë në këto trinçe.
Armiku depërton shpesh në trinçetë tona pasi ka joshur rojet e tyre duke i bindur se ajo trinçe nuk është e tij por e grupit, komunitetit, e kështu e fton tinzash ta leri postin e vet, në mënyrë të ngjashme vepron edhe me rezistencën e mbetur me trinçetë e tjera dhe kështu 'armiku' hyn pa luftë, hyn "vëllazërisht" derisa ajo që është e keqe të duket si e mirë (në sytë e shumicës) ndërsa ajo që është laike të duket si fetare. E kështu ai që reziston në trinçetë tashmë të vetmuara, konsiderohet si armik dhe renegat. Në këtë moment vjen fjala e pejgamberit e cila thotë se : "Do vijë koha ku njeriu do ta ruajë fenë e tij (për shkak të provave të shumta) duke u vetmuar nëpër male dhe vende të shkreta".
Kështu një muaj sa një vit pa këtë proces shqyrtimi kthehet në vite të tërë pa muaj dhe në festa të shumta pa kënaqësi, dhe në mungesë të sprovës, gëzimi dhe mërzitja pa e kuptuar kanë për ta devijuar realitetin ekzistent për tek realitete te tjera virtuale apo konvencionale. Ndaj kujdes që mos te hyje dikush nga ana jote e trinçese e kështu të jesh përgjegjës për devijime masive konceptuale apo lot të derdhura kot si pasojë e kuptimeve të mangëta apo interpretimeve te dëmshme përgjatë festiviteteve sprovuese. Ti je në një trinçe prej trinçeve të Islamit.
"Allahu i do ata që luftojnë (minimalisht rrezitojnë brenda trinçesë së vet) në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar." Saf 4
Ky saf sot kërkon nga të gjithë mos të bëhën palë me atë që nuk e njohin, mos të bëhen palë me qejfmbetjet apo smirat personale duke dëmtuar secilën prej kauzave të cilat kanë qëllimin e rrezistencës vitale që çdo shoqëri duhet të shfaqi përballë të keqes që e gërryen nga brenda. Ajo që kërkohet sot nga të gjithë është që të forcjnë trinçetë e tyre, beteja, përballje ka pasur dhe do ketë adje ede më të ashpra sesa ato që shpesh shohim. Por kjo nuk do të thotë të mbrojmë idetë apo politikat personale në dëm të politikave kolektive.
Ndërsa politikat kolektive i përcakton domosdoshmëria dhe interesi i përbashkët, është e domosdoshme që sot të hapim sytë se kërcënimi dhe akomodimi i brendëshëm është më i rrezikshëm sesa ai i jashtëm, aq më tepër kur kemi një ushtri "të padukshme" e cila lufon me mjete meskine, si korrupsioni , rryshfeti, indoktrinimi mesanik, lufton madje me simbole religjoze të cilat i hedhin hi syve të shumicës konformiste. Por sot është koha që të zgjidhet kahu, të përcaktohen rolet, të forcohen trinçetë individuale. është koha të reshtohesh në saf dhe jo të dalësh përballë tij, safi është kufiri i fundit midis atyre që kanë interesa dhe ty që nuk ke asnjë interes. Për këtë Numan ibn Beshiri thoshte me zë të lartë: " O ju njerëz i kapni për duarsh (i pengoni) mendjelehtët, maskarenjtë nga mesi juaj e nëse nuk do ta bëni keni për tu shkatëruar". Ndaj "ti je një trinçe prej trinçeve të islamit, ndaj kujdes mos të depërtojë kush nga ana jote e trinçese".
Mos u reshto në mesin e mendjelehtëe, minimalja që kërkohet nga ty është që të paktën të heshtësh në kohë sprovash./