Lidhje


Përgjigja e ministrit osman, ndaj akuzës së Edi Ramës dhe lukunisë socialiste

Nga Floriar Arapi /Rama në takimin e tij me socialistet para disa ditësh e gjeti fajin tek perandoria osmane për korrupsionin e ministrave të tij. Sipas Ramës, vjedhjet e ministrave dhe kryebashkiakëve të vet janë pasojë e 5 shekujve sundim turk. 

 

Kjo gjetje e Rames vjen pasi për një kohë të gjatë që ai fajtorin e gjente tek Saliu dhe lukunia e tij. Tani që qeverisja e Saliut është harruar, prej kohës së gjatë në pushtet të Ramës, ai fillon të gjej fajtorin për korrupsionin dhe vjedhjet në qeverinë e tij tek kultura osmane, duke përdorur gjuhën standarte të islamofobeve në Shqipëri, ku sipas tyre “çdo e keqe na vjen pasi ishim të pushtuar nga turqit dhe u konvertuam në muslimanë”

Read more ...


Festivali Europian i Këngës 2024: Jo edhe aq apolitik

Unioni Europian i Radio-Televizionit (EBU), i cili organizon konkursin, ka përsëritur gjithmonë se festivali është vetëm një ngjarje kulturore pa vend për politikë. Rregullat e tij thonë qartë se deklaratat politike apo edhe sloganet nuk lejohen në konkurs.Ky rregull mund të jetë veçanërisht i vështirë për t'u zbatuar sivjet.Pas sulmeve terroriste të Hamasit në tetor 2023 dhe luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas, Izraeli është kritikuar për efektet e fushatës së tij ushtarake ndaj popullsisë civile në Gaza.Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion plot 51 herë, kështu që nuk është hera e parë që konflikti i Lindjes së Mesme vihet në qendër të vëmendjes në këtë event.

Read more ...


Përse përpiqem të vesh këpucët e "Almës shqiptare' por pa justifikuar aktin e saj ?

Nga Alban Gorishti/ Para së gjithash, për të evituar çdo keqkuptim, padyshim që e konsideroj këtë akt të paimagjinueshëm, të pamendueshëm e jo më të zbatueshëm. Por imazhi i atyre fëmijëve që shkonin me nënën e tyre drejt vdekjes më solli parasysh jo vetëm tragjedinë e 'Almës' por të shumë Almave shqiptare.

 

Vajza, gra, që sikurse Alma e kohës tonë kanë bërë zgjedhje shumë të gabuara por jo rastësisht, jo për shkak të ndonjë dashakeqësie momentale por për shkak të strukturave sociale, agnatëve (favortizma të linjës patriarkale) apo cognatëve (nga ana e dajallarëve), apo ndonjë merite biologjike të kamufluar nën interesa klanore apo thjesht interesi përçmues individual.

Read more ...


Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai "nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje". Dodik më tej: "Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur". E si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.Por tani Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqëues nga Serbia dhe Republika Srpska janë ngritur ashpër kundër rezolutës, që ata e shohin si damkosje kolektive të popullit serb.

Read more ...


Një kala që u ngrit mbi vetëflijim dhe një nënë që u vetëflijua për të 'shembur një kala'

Nga Alban Gorishti 

 

Dje një lajm tragjik na hidhëroi të gjithëve pamasë, por kaq të shpeshta janë bërë lajme të tilla në vendin tonë saqë tashmë nuk është se prekin shumë ndjeshmërinë popullore. Një nënë bashkë me 3 fëmijët e vegjël u vetëflijua, pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin, në ujërat e ftohta të lumit Buna. Një fund tragjik për këtë familje në filizat e ditëve të saj. Kjo histori nuk e di pse por më preku në mënyrë të veçantë, por po ashtu më kujtoi një histori, atë të famshmen që flet pikërisht për Bunën, kalanë e Rozafës, mjegullat që ngrihen lart etj. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG