Pak histori për Kukësin dhe Kuksianët ose Lumën dhe Lumjanët
Wednesday, 24 April 2024 10:00
Nga Azem Kovaçi
PËRSE MOS TI RIKTHEHET EMRI HISTORIK KRAHINËS LUMËS?
LUMA kufizohet me Hasin, Prizrenin, Opojen, Dibren, Mirditen edhe Puken.
Historikisht deri në vitet 1920 njihej me emrin Luma dhe banorët quheshin Lumjanë. Krahina e merr emrin nga lumi LUMA që rrjedh mes dy maleve madhështore Koritnik dhe Gjallica. Krahina e Lumës përbëhej nga 7 bajraqet ku Kalaja e Dodes dhe Radomirës jane bajraqe Lumnjane. Ku dhe mali me i larte në trevat shqiptare Mali i Korabit është Lumjan. Lumi Veleshice ndan Lumën me Dibrën dhe fshati Vrrëj është fshati kufitar me Prizrenin. Korabi maja më e lart në trevat Shqiptare historikisht është Lumjan. Dy lumenjtë madheshtor Drini i Bardh dhe Drini i Zi e përshkojnë Lumën Kreshnike (Kukësin e sotëm), ku dhe takohen bashkë të dy Drinat edhe me lumin Luma dhe vazhdojnë rrjedhjen drejt Shkodrës dhe derdhen në detin Adriatik.
Abdyl Frasheri, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini - të gjithe kane bujtur në konakun e Lumjanëve ku gjetën besën, përkrahjen dhe mikpritjen e pakursyer.
Fan Noli thoshte në 1924.
"A don male me Deborë, burra të fortë dhe malesorë, fort mikpritës dhe burrëror, shko në Kukës se i ke me dorë." Nje nder krahinat në Gegëri ku 100% e popullsisë kishin perqafuar Islamin.Udhetarja Britanike Edith Durham kur kaloi nëpër Lumë në vitin 1905 tek kulla e Lumës shkruan "Luma eshte një ndër krahinat më të forta dhe burrërore muslimane në Gegni".
Luma në vitet kritike të panvarsisë 1912/13 i zbardh faqen vetes dhe kombit ku mbi 12 mijë serb vriten në Lume nga malesorët trima Lumjanë. Vlen të theksohet kjo betejë fisnike në menyre të drejperdrejtë ndihmoi/kontriboi në ngritjen e flamurit dhe shpalljen e panvarsisë. Sepse forcat serbe kishin për qellim pushtimin e plotë te trevave shqiptare, deri në lumin Shkumbin dhe nuk donin që Shqipëria të shpallte panvarsinë. Pra kontributi i Lumjaneve vonoi/prishi planet sllave dhe siç dihet panvarsia jone u shpall.
(Shumë këngë i jane thurur kësaj lufte të lavdishme ndër ato këngë që mund të përmendim janë 'Besa e Lumës', 'Luma e Kuqe' , 'Luma e Serbi po lufton' etj).
Besa e Lumës, burrëria dhe mikpritja janë të njohura historikisht si pjesë e karakterit Lumjan/Kukësian nga e gjithë Shqiptaria. Me ardhjen e komunizmit ne vitet 1950s Bajraku i Radomirës dhe i Kalasë së Dodës i kalojne qarkut te Dibres. Po ashtu nje pjese e bajrakut te Terthores nga fshati Vermicë, Zhur e Vrri ngelin matanë kufirit në Jugosllavi dhe në Kosovën e sotme.
Komunizmi i ndërron emrin fisnik dhe historik (Lumë) krahines dhe zyrtarisht krahina fillon e njihet me emrin Kukës.
Kukesi i vjetër si qytet dhe shume fshatra per rreth tij u sakrifikuan, për ti berë vend liqenit artificial të Fierzes, ku mbi të qendron hidrocentrali më i madh në vend që furnizon me energji elektrike të gjithe vendin. Keshtu ne 1978 qyteti i ri Kukesit ndërtohet në rrafshën e Lumës. Pra kukësianët sakrifikuan qytetin dhe tokat e tyre për shqiptarët dhe shteti akoma nuk i ka kompensuar me qindra familje për tokat e tyre të permbytura. Ja vlen te themi që shteti Shqiptar çdo vit eksporton dhe përfiton me miliona euro falë Fierzës dhe me e pakta që mund të bëjë është të kompensojë banorët e demtuar.
Gjatë luftës per çlirimin e Kosovës, 1998/1999 Kukesi i zbardh faqen vetes dhe kombit, shfaqet përsëri si krahinë dhe qytet mikpritës ku me mijëra vëllezer dhe motra shqiptare nga Kosova, viktima te gjenocidit serb gjetën strehë në Kukës. Kukesi u nominua per çmim nobel per mikpritje.
Sot është një ndër qarqet më të varfëra në Shqipëri. Kukësi fatekeqësisht si gjithe qytetet e tjera po zbrazet dita dites nga rinia si pasojë e papunësisë dhe prespektivave të kufizuara.
Kukësi ka sakrifikuar qytet e toka për vendin por sikur mos të mjaftonte kjo i kanë vënë edhe traun e pagesës për makinat që levizin në rrugën e kombit.
Kukesianët me nostalgji i referohen termave "Lumë dhe Lumjanë". Nësë do të kishte drejtësi emrat historik "Lumë dhe Lumjanë" duhet ti rikthehen qarkut dhe po ashtu bajraqet e Kalasë së Dodës dhe Radomirës që aktualisht janë me qarkun e Dibres ti bashkangjiten qarkut te tyre, pra Lumës siç kanë qenë historikisht...
Më e pakta që mund të beje kjo gjeneratë e re/brez i ri Lumjanesh është të ruajë/kultivoj emrin e tyre historik (Luma dhe Lumjanët)
Sepse këto emra i perkasin krahines se tyre fisnike, Lumës Kuqe, stërgjyshërve të tyre besnik, trima dhe burrërore që sot i kujtojmë me aq shumë nostalgji dhe krenari.
Nuk ka asnjë arsye ose problem që pengon ndërrimin e emrit të Qarkut nga Kukës në Lumë.
Në rrafshin ligjor, politik, institucional dhe historik nuk do të kishte asnje problem, vetëm burokracia institucionale do te ishte pengesa kryesore.
Thjesht duhet iniciativa dhe kembengulja e vet Lumjanëve/Kukesianëve, e pushtetareve të tyre lokal (prefekti, kryetari i bashkisë së Kukesit, kryetarët e komunave etj), e deputetëve të zones... dhe rikonfirmimi, zyrtarizimi i emrit dhe kufijve do te arrihej.
Shpresoj që politikanet Lumjanë/Kukësian pavarsisht bindjeve të tyre politike, të fillojnë dhe të kontribojnë ndershmerisht për qarkun e tyre.
Azem Kovaçi. Maj 2022.