Lidhje


Depresioni apo vetvrasja depresive, një ogur i keq në mesin e shoqërisë tonë

Disa raste tragjike kanë ndodhur dje në vendin tonë, mes të ciëve do të veçonim rastet ku :

 

Një 42-vjeçare nga Tirana, dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte.Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në kryeqytet.

 

Të dyja raste për të cilat ata që i njihnin flisnin me superlativa. Madje rasti i dytë i asaj 26-vjeçares ishte edhe më tragjiku pasi ishte vajzë me arsim të lartë dhe poliglote. Në të dy rastet ata që i njihnin i tregojnë si njerëz të qetë dhe jo problematik, madje njerëz mjaft të mirë.

 

Gjithsesi depresioni është një “bishë” e egër, një faktor gërryerës brenda shoqërive me problematika psiko-sociale dhe politike, fatkeqësisht edhe kujdesi paraprak për këtë kategori apo ndërgjegjësimi social për këto sëmundje është mjaft i ulët në vendin tonë. Ndërkohë që njerëz të ndryshëm vazhdojnë të vuajnë nga këto mungesa apo paaftësi të vet sistemit që kemi ndërtuar këto dekadat e fundit.

 

Askush nga ne nuk mundet të lajë duart nga ky fenomen, pasi pandjeshmëria ndaj problemeve të tjetrit, bullizimi, ofendimi , përjashtimi janë shpesh gjëra që ia shtojnë problemet ambjentit psiko-social ku jetojmë duke e bërë jetën e një kategorie të caktuar (që është duke u rritur) të vështirë e nganjëherë të pashresë.

 

Këtu kujtoj edhe rastin e djeshëm ku një farmaciste tenton t’i japë fund jetës pas konfliktit me të birin i cili i kërkoi lekë për drogë. Të gjitha këto problematika shpesh hasin në pandjeshmërinë e tërë instancave sociale në mesin tonë, janë disa fenomene që kërkojnë aksione masive, në të cilat e gjithë shoqëria civile ushtron një rol parandalues dhe amortizues duke i kërkuar shtetit të funksionojë për të gjithë e jo vetëm për disa kategori. Droga, sëmundjet psikonervore, kumari, përdhosja e personalitetit ekonomik etj janë të gjitha shqetësime për të cilat shoqëria duhet të shqetësohet pasi edhe pse jo sëmundje fizike shtimi i tyre shton nivelin e pesimizmit dhe apatizmit në ajër, kjo më pas dobëson nervat e gjithë aparatit social e cila reflekton në mungesë ndjeshmërie, përjashtimi, urrejtje, dhunë etj derisa dalin në pah edhe ato difekte apo vese karakteriale të cilat njeriu më pas i ka të vështira ti mbajë nën kontroll, sidomos në mesin e një shoqërie ku tashmë shembujt për shumë janë pesimizmi dhe korrupsioni parimor. Ndaj janë ngjarje që medoemos duhet të nxisin reagim dhe diskutim në mënyrë që shëndeti psikosocial të jetë një prioritet jo vetëm shoqëror por edhe publik.

 

XS
SM
MD
LG