Kur popujt fabrikojnë narrativa shkatërrohen/“Pushtimi” i botës arabe pas 9/11 dhe pushtimi i Palestinës pas 7/10
Nga Alban Gorishti
Teksa konflikti apo më mirë të thuash gjenocidi në Palestinë po bën tashmë vitin, një tjetër ndodhi të vjen ndërmend pikërisht në këtë fillim vjeshte të mbushur me dilema gjeopolitike dhe jo vetëm. Kjo ndodhi ka të bëjë me rrëzimin e kullave binjake më 9/11 dhe fillimin e aleancës botërore kundër vendeve muslimane duke filluar me Afganistanin e më pas......... a thua kjo luftë ka arritur fundin e vet? Pas ndodhive të 7/10 në Palestinë shumë prej mediave amerikane (e jo vetëm) rendën të krahasonin midis dy ngjarjeve të distancuara në kohë hapësirë edhe pse është e qartë që lidhjet midis tyre mundet ti kompozojë vetëm një mendje agresive,ksenofobe ndaj çdo gjëje oriantale.
2001 -shi më gjeti të “freskët” në fe, por ajo që kujtoj nga ato vite ishte stigmatizimi dhe urrejtja e artikuluar nga gojët e atyre që edhe pse shumë larg i ndiqnin zhvillimet e një lufte në dukje të justifikuar nga makineria propagandistike botërore. Aq në sinkron funksionoi kjo makineri ato vite saqë shpesh më dukej sikur një orkestër e cila kishte një dirigjent por padyshim kishte bërë prova të mëparshme për të arritur deri tek ky sinkron konventash dhe veprimesh të koordinuara në detaje. Ajo që më bënte shpesh përshtypje ishte se si ka mundësi që jehona e asaj lufte kishte mbrritur në njnë qytet kaq apatik ndaj çdo gjëje fetare, siç ishte Vlora?
Presidenti Biden në fillimet e konfliktit e krahasoi Hamasin me ISIS dhe Rusinë. Teksa gazetari amerikan, James Risen, i krahason ngjarjet e asaj dite me një “trazirë në burg”. Lista gjithsesi është gjatë dhe vazhdon, por për qëllimet e këtij postimi, 11 shtatori është rasti paraprak që përshkruan më së miri analizën konceptuale, e cila fillon, ashtu si për pushtimin e Afganistanit, me Kartën e Kombeve të Bashkuara, posaçërisht pjesës ku zbatohen nenet 2(4), 39-42 dhe 51, si dhe parimet e përgjithshme të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. Pra, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të autorizojë përdorimin e forcës sipas neneve 39-42, teksa shtetet mund të përdorin forcën në “vetëmbrojtje individuale dhe kolektive sipas nenit 51. Kështu ky nen është ai tek i cili SHBA u bështet kur i raportoi Këshillit të Sigurimit justifikimin e saj për përdorimin e forcës kundër Afganistanit. Përpara 11 shtatorit, avokatët ndërkombëtarë në përgjithësi ranë dakord se edhe aktet e rënda të terrorizmit ishin akte kriminale që nuk implikonin nenin 2(4), e lëre më të nxisnin aplikimin nenin 51. E habitëshmja ndodhi kur dikur muslimanët u bullizuan në unison për atë që ishte një stisje narrativash dhe dinamikash (9/11) teksa 7/10 muslimanët janë zgjuar, ose më saktë Palestina i shpëtoi ata nga koma, ajo i dha jetë dhe shpresë një umeti 1 miliard e ca i cili kishte rënë në agoni, letargji. Pra që këtu narrativat midis dy ngjarjeve (të distancuara në kohë) pësuan një zhvendosje apo ndërkëmbim përfaqësimesh, edhe pse muslimanët artikuluan të njejtin besim, koherencë verbale, morale, bota tashmë pas 7/10 e kuptoi se kush janë dhunuesit e vërtetë dhe kush janë ata që e përfaqësojnë më denjësisht fjalën, tolerancë, besim, qëndrueshmëri e rrallë përballë agresionit të dhunshëm .
SHBA-të nuk dhanë kurrë prova reale se talebanët, qeveria de facto e Afganistanit, ishin ligjërisht përgjegjëse për 11 shtatorin. Al Kaeda ishte pala përgjegjëse, një aktor jo-shtetëror që vepronte nga bazat në Afganistan dhe Gjermani. Neni 51 nuk zbatohet për sulmet e armatosura nga aktorë joshtetërorë. Megjithatë, siç u tregua sërish në periudhën pas 7 tetorit, Izraeli nuk ka hequr dorë kurrë nga kontrolli i kufijve të Gazës. Parimi i proporcionalitetit kërkon që forca e përdorur të jetë proporcionale me dëmtimin. Edhe nëse SHBA-të kishin të drejtë të pushtonin Afganistanin sipas nenit 51, pushtimi nuk plotësonte kërkesat e domosdoshmërisë ose proporcionalitetit. Ndërsa për sa i përket 7/10 duhet që sulmet nxitëse t'i atribuohen një shteti. Gaza nuk është shtet. Hamasi ka njëfarë autoriteti qeverisës në Gaza, por Hamasi nuk është një qeveri e plotë në funksione por thjesht një autoritet brenda një pushtimi mbi 50 vjeçar. Ndaj thyerja e çdo konvente e të drejtave të njeriut dhe etike njerëzore është tejkaluar shumëfish. Masat mbrojtëse duhet të jenë në përpjesëtim me mbrojtjen e të drejtave të njeriut të cilës të gjitha shtetet që janë pjesë e UN i detyrohen. Kështu ka qenë e lehtë për qeverinë gjenocidiale të Netaniahut të zhvillojë narrativën e terrorizmit dhe rrjedhimisht atë Biblike të shkatërrimit të Amalekut.
Por realisht ajo tek e cila dëshiroj të fokusohem nuk është narrativa ligjore por ajo disi më religjoze dhe historike, ose më saktë socio-religjoze. Teksa po mendoja rreth shkrimit një hadith profetik më rikujtoi atë që makineria propagandistike zioniste është përpjekur të ushqejë duke “furnizuar” me retorikë të stisur historike narrativat e një populli i cili synoi të tejkalojë konventat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore duke gjetur alibi për të urryer dhe shfarrosur një kombësi të tërë.Profeti ynë, a.s, ka thënë në një hadith: ““Vërtet, bijtë e Izraelit (hebrejtë) në momentin që filluan të rrëfejnë tregime (pra filluan të fabrikonin narrativa dhe legjenda) u shkatërruan” Silsiletu sahihah 4/246. Sipas dijetarëve tanë arsyeja e shkatërrimit të tyre ishte rëndësia që predikuesit e tyre i jepnin tregimit dhe përrallave dhe jo fikhut-jurisprudencës, kuptimit të trashëgimisë së tyre profetike apo njohurive të dobishme përmes të cilave njerëzit e njohin fenë e tyre, çfarë do t'i çonte ata drejt veprave të drejta dhe boshtit të qartë shpirtëror. Pra, kur e bënë këtë, u shkatërruan.
Një prej narrativave legjendare të shfrytëzuara jo rastësisht nga një popull rrëfenjash është edhe ajo e Amalekut. Por me çfarë ka të bëjë kjo rrëfenjë?
Amaleku është një tregim biblik i shkatërrimit që është invokuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe po ashtu është himnizuar në një këngë hip hop që ka arritur të tërheqë miliona klikime. Sipas kësaj legjende biblike mbreti Saul (prej mbretërve të hebrenjëve) është urdhëruar nga Zoti që të asgjësojë plotësisht të gjithë Amalekitët, duke përfshirë fëmijët, foshnjat, kafshët, burrat, gratë, të gjithë. Kështu legjenda e amalikëve si armiq të vjetër të izraelit është mirënjohur në Izrael, sepse ri-tregohet çdo vit përpara festës hebraike të Purimit. Kjo për të justfikuar aktet e paprecedenta të dhunës ndaj një popullsie të pambrojtur me teza kriminale sikurse ajo e shumë artikuluar se: “Nuk ka njerëz të pafajshëm në Gaza”. Por kjo histori përsëri nuk është e re për makinerinë propagandistike dhe justifikuese të krimeve zioniste, kjo pasi kemi rabinë që në vitet 1980 përdorën konceptin e Amalekut - këtij arketipi të së keqes dhe armikut të Izraelit dhe hebrenjve - për të përshkruar palestinezët dhe kushdo që sipas tyre nuk i do narrativën hebrenjtë. I ngjashëm është edhe momenti kur (siç përcillet në fenë tonë) ata e tjetërsuan narrativën e vet doktrinore duke kamufluar ateizmin e tyre me fetarizëm të mangët dhe qëllime të errëta. Kështu në të kaluarën kur u urdhruan që të mos konsumonin apo shfrytëzonin mishin dhe dhjamin e kafshëve të ngordhura ata e morrën dhjamin e tyre e zbukuruan, i bënë “marketing” tërheqës nëpër mediumet e kohës dhe e ligjëruan shitjen e tij edhe pse thelbi ishte i njëjtë, pra narrativa e fabrikuar, tentativë e dështuar mashtrimi madje edhe ndaj vet burimit të çlirimit të tyre nga zgjedha faraonike, Zotit. Sikurse sot po ndodh e njëjta gjë, vetëm se më masivisht, nuk është vendi të përmendim kompanitë e shumta të krijuara dhe administruara nga hebrejtë të cilat i kanë zbukuruar produktet e dëmshme për organizmin duke kamufluar kimikatet me etiketa në dukje të padëmshme.
Pas pushtimit të Jerusalemit në vitin 1967, Izraeli solli arkeologë në përpjekje për të krijuar një realitet që përputhej me narrativën e Dhiatës së Vjetër, por ata nuk arritën të gjenin asnjë provë apo edhe një gur që tregonte ekzistencën e mbretërisë së përshkruar në Biblën Hebraike(shih:“How Archaeology Disproved the Ancient Kingdom of David,” Ahmad Al-Dabsh). Kjo tregon se rruga historike e hebrejve u shkëput tërësisht nga identiteti amë, pikërisht për shkak të narrativave të tjetërsuara apo trilluara. Madje shpesh këto narrativa të tjetërsuara nën sytë e tyre, u bënë burimi i vërtetë i historiografisë së tyre biblike, madje edhe i narrativës së tyre sociale duke e zvendësuar besnikërinë dhe përkujdesin ndaj versionit origjinal të diçkaje. Kështu ata në sensin religjoz u bënë si shembulli i gomarit i cili mbart libra,dije. Pra shembull ky për të përshkruar një shpirt i cili edhe pse ka një njohuri të caktuar, kjo njohuri me kohën i shndërrohet në diçka pa jetë tamam si ngarkesa me libra e gomarit, një mbartje tërësisht e padobishme në rrugën drejt altarit të besimit dhe besnikërisë, e kështu zemrat dhe të kuptuarit alienohen teksa narrativat përshtaten sipas “klientit” të radhës, qoftë real apo abstrakt, i prekshëm apo virtual.
Teksa nga ana e prespektivës islame baza kryesore për pranimin nga besimtari të së vërtetës historike të tregimeve të Kuranit është dëshmia e vetë Zotit, në vend të ndonjë grupi të veçantë të dhënash historike. Myslimanët nuk kanë nevojë të ofrojnë dëshmi historike për çdo histori individuale Kur'anore që ka paralele në literaturën biblike atë jashtë-biblike ose përditësime moderne të narrativës.Kështu Kurani shpesh i kritikon lidershipin fetar hebre, i cili e ngarkoi veten me studimin ligjit fetar, por nuk arriti të përmbushë frymën e Urdhërimet më themelore të Zotit. Për këtë arsye Kurani i referohet shpesh audiencës hebraike jo vetëm të kohës së profetit por të çdo kohe. Në Kuran na tregohen informacione të vlefshme rreth beslidhjes në malin Sinai : “(Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq" Bekare 93. Në versionin biblik të këtij episodi, izraelitët i përgjigjen pozitivisht ofertës së Besëlidhjes, duke i thënë Moisiut: “Kemi dëgjuar dhe do ta bëjmë” (Ligji i Përtërirë 5:27) – në hebraisht, “we-shāmaʿnū we-ʿāsinū”. Megjithatë, në versionin Kuranor rreth kësaj ngjarjeje, izraelitët citohen të kenë thënë, "samiʿnā wa-ʿaṣaynā", që fonetikisht tingëllon si citati i tyre në Bibël në hebraisht, por që në arabisht ka kuptimin e kundërt: "ne dëgjojmë dhe ne nuk bindemi.” Nëpërmjet kësaj loje fjalësh ndërgjuhësore, Kurani thekson se edhe pse ata mund të kenë thënë "dëgjojmë dhe bindemi" me buzët e tyre, veprimet e tyre treguan pikërisht të kundërtën.
Për të ardhur përsëri tek ajo që thotë pejgamberi ynë se kjo narrativë e tyre e fabrikuar ndër kohë, kjo tendencë për të manipuluar dhe shtrembëruar origjinalen duke i mveshur asaj një trajtë nacionaliste ka prodhuar shpesh konflikte nëpër botë nëpërmjet një karakteristike të tyre të kahmotëshme, se ata dikur “ishin populli i përzgjedhuri Zotit”. Por pikërisht kjo bindje i bëri njëkohëisht edhe më ngatërestarët, narrativa e cila krijon iluzione dhe supremaci narciziste është pikërisht ajo më e rrezikshmja, ndaj edhe: “Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë e ata përpiqen për shkatërrime në tokë.”......Por askush nuk duhet të harrojë se : “All-llahu nuk i do ngatërrestarët” (Maide 64)