Rama mendon se gjenocidin në Gaza e shkaktoi Hamasi – i vetmi në botë pas Netanyahut!
Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Parlamentin e Izraelit, Knesset, një muaj më parë, deklaratat e tij të djeshme në takimin e parë të punës së Bordit të Paqes në Washington dhe intervistat e fundit si ajo në Mishpacha Magazine, tregojnë një zhvendosje të dukshme në diskursin diplomatik shqiptar për Gazën. Në debatin publik është ngritur një perceptim i fortë: Rama është ndër të paktët liderë në nivel botëror, pas Benjamin Netanyahut, që e paraqet përgjegjësinë për gjenocidin në Gaza si të lidhur me Hamasin.
Rama ia faturon ekskluzivisht grupit palestinez fajin për tragjedinë njerëzore që shpërtheu në 7 tetor 2023 por që ka nisur 80 vite më parë. Në një mënyrë aspak dinjitoze për përfaqësimin e një shteti, ai është bërë njësh me narrativën gjenocidale zyrtare izraelite, duke lënë në plan të dytë dimensionin e përgjegjësive shtetërore dhe të debatit ndërkombëtar mbi proporcionalitetin e reagimit ushtarak.
Kjo zhvendosje është edhe konceptuale. Diplomacia shqiptare tradicionalisht ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete si formulë e së drejtës ndërkombëtare dhe konsensusit europian. Në diskursin ndërkombëtar të Ramës, fokusi duket se ka kaluar nga vetëvendosja politike palestinezëve te stabilizimi teknik: çarmatim, administrim civil, rindërtim humanitar. Pyetja që lind është nëse kjo nënkupton një braktisje të zëshme të të drejtave politike për palestinezët në favor të një qasjeje që menaxhon krizën dhe rindërtimin, pa adresuar thelbin e saj politik.
Një tjetër pikë problematike lidhet mungesën e thellë të respektit të kryeministrit të Shqipërisë ndaj popullit që ai përfaqëson lidhur me dimensionin identitar dhe fetar islam të shumicës së tyre. Një linjë e fortë që mbështet Izraelin në mënyrë të pakushtëzuar, bie në kontrast të thellë me këtë traditë myslimane të shumicës së popullit shqiptar.
Në fund çështja thelbësore mbetet ajo e zhvendosjes së diplomacisë shqiptare nga ajo tradicionale e mbështetjes së zgjidhjes me dy shtete dhe mbështetjes në aleatët tradicionalë si BE, SHBA dhe Turqia – në diplomaci të orekseve dhe halleve personale të kreut të qeverisë e orientuar te mbështetja e shtetit gjenocidal të Izraelit duke goditur viktimat e gjenocidit dhe zërat që kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe të ardhme reale politike për palestinezët në Gaza në bazë të parimit të vetëvendosjes së popujv