Lidhje


SKANDALI: Ilir Meta i ka ofruar për 300 mijë euro përmes Fahri Balliut, për dekoratën e lartë të Sulejman Rexhepit, kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë

Sulejman Rexhepi, ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut ka botuar librin e tij me kujtime, ku mes të tjerash ka një dëshmi të rëndë kundër ish- presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Ai dëshmon se si Ilir Meta përmes Fahri Balliut i ka ofruar një dekoratë të lartë për 300 mijë euro.

 

Ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut e ka pas të nevojshme dekoratën për shkak të imazhit të tij pro grupeve radikale islame.Ai tregon me imtësi detajet se si i janë ofruar dhe për mënyrën se si duhen paguar këstet e dekoratës ndaj Fahri Balliut. "Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!"

Read more ...


Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”

Pronat po kushtojnë më shumë se vjet, madje janë në vlerat më të larta historike. Edhe pse janë shitur më pak prona se në 2023, shtrenjtimi nuk ka të ndalur, pasi vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 2024, çmimet e apartamenteve në rang kombëtar u rritën me 16.9%.

 

Vetëm në Tiranë, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë rezulton se çmimet janë rritur me 23.5%, krahasuar me fundin e 2023-shit, por janë në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Apartamentet e blera në zonat e shtrenjta të Tiranës kanë ndikuar më së shumti në indeksin e çmimeve të pronave në tërësi thuhet në vrojtim.

Read more ...


Reportazhi i fortë i CNN/ Ushtria ukrainase, mes moralit të ulët dhe dezertimeve

Dima (emër i ndryshuar) nuk e shuan kurrë një cigare derisa ta pijë deri në filtër, duke rrezikuar të djegë gishtat për të përfituar prej saj deri në maksimum. Ai ka kaluar vitin në vijën e frontit të Ukrainës. Ai e di çmimin për një tymosje të mirë. Si komandant batalioni, Dima ishte në krye të rreth 800 burrave që luftuan në disa nga betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme të kohëve të fundit pranë Pokrovskut, qyteti strategjik lindor që tani është në prag të rënies në duart e Rusisë. Shumica e trupave të tij tani janë të vdekur ose të plagosur rëndë ndaj Dima vendosi se kaq ishte mjaft. Ai u largua dhe ka filluar një punë tjetër në ushtri, në një zyrë në Kiev. Duke qëndruar jashtë asaj zyre, duke pirë duhan dhe një kafe të ëmbël, ai i tha CNN se thjesht nuk mund ta përballonte dot më të shikonte më njerëzit e tij të vdisnin.

Read more ...


Vëzhgim diplomatik: Profkat internacionaliste të Enver Hoxhës në zyrat e larta të Shqipërisë

Nga Shaban Murati
 
 
Kushdo që ndjek, qoftë dhe rastësisht, diplomacinë qeveritare dhe diplomacinë parlamentare të Shqipërisë ngelet pa mend nga propagandimi i ri i profkave të Enver Hoxhës për internacionalizmin proletar të diplomacisë dhe të Shqipërisë. Më e freskëta u dëgjua nga kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Eliza Spiropali, e cila në takimin e saj në 4 shtator 2024 me ambasadoren e Izraelit në Tiranë ngriti një flamur të ri internacionalist të Shqipërisë, duke shpallur me iu tutur syri: "Shqipëria është lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit". (ATSH)

Read more ...


Spiunët!

Nga Eugen Shehu
 
 
Mbrëmë duke parë lajmet në "Al Xhazira" sërish u dha lajmi se spiuni "kosovar agjent i MOSSAD-it" kishte pranuar fajin k'te e konfirmuan dhe mediat tjera si CNN,Anatolya dhe mediat e shkruara.Ka kohë që në Kosovë kanë ngritur kokë element të tillë që edhe djallit janë të gatshëm ti shërbejnë vetëm e vetëm të kenë disa favore materiale,pa e vrarë mendjen se sa dëme mund ti shkaktojnë jo vetëm shtetit por edhe kombit në përgjithësi.Ka muaj që një "Grup i Çubrilloviçëve" ka bërë propagandë psikologjike dhe mediale si medemek "konvertime" nga një religjion në tjetrin duke larë kokën në legena dhe me kukulla në dorë,e duke i proklamuar në media si "konveritm nga Islami në Katolik" dhe po ky grup horrash e hallabakësh që kanë humbur rrugën në obor të vetin dita ditës po dëshmohet për lidhjet e saja me individ të dyshimtë në aktivitete serbë (me emra dhe mbiemra) dhe jo larg e fotografuar një makinë Golf i bardhë me targa të beogradit para kishës së Llapushnikut, pra aty ku u bëkëshin "konvertimet".

Read more ...

XS
SM
MD
LG