Hypatia shkencëtarja brilante me një fund tragjik, koncili i Nikesë dhe terrori urban në qendër të mendimit të vjetër të krishterë
Përgatiti: Alban Gorishti
Gjatë mbretërimit të Konstandinit, të krishterët fituan pozita të spikatura dhe pushtet. Ata që kundërshtonin krishterimin perandorak, "armiqtë e fesë së vërtetë", u zveshën nga çdo privilegj dhe ata që kishin mbështetur perandorin e mëparshëm, pagan, u ekzekutuan*. Toleranca e kësaj periudhe u bë inekzistente. Siç vuri në dukje Gibon:....nëpërmjet “pretendimit të njohjes së vërtetë” perandori përthithi maksimat e persekutimit, dhe çdo sekt që kundërshtoi Kishën Katolike u godit dhe u shtyp nga triumfi i krishterimit *”