Kriteri i parë diplomatik i zgjedhjes për paraqitjen publike dhe përmbajtjen e një fjalimi diplomatik të kryeministrit për marrëdhëniet me një shtet tjetër është se në ç’forum duhet të flasë, çfarë auditori duhet të zgjidhet dhe çfarë e si duhet të thotë, që nga idetë e deri te intonacioni. Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në20 dhjetor 2024 në Prishtinë në të quajturën mbledhja e përbashket e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të kishte dështim më të madh diplomatik. Kryeministri foli jashtë dhe në shkelje të rendit të ditës, foli tema dhe çeshtje, që nuk kishin të bënin me mbledhjen e përbashkët dhe me dy parlamentet, as me bashkëpunimin parlamentar e shtetëror dypalësh dhe nuk kishin të bënin fare as me qeveritë e dy vendeve.
V.jedhje kolosale/“Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam” – Raporti i Kontrollit të Shtetit
“Në vitin 1989-‘90, konsumin më të lartë, e ka pasur familja Hoxha, me rreth 2 tonë mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv. gjalpë, 326 litra raki, pije e verë, 250 litra birrë, 5.8 tonë fruta dhe agrume, 1.5 kv lajthi, kikirikë e arra, 1.8 kv. kafe etj.” –
Niveli i lartë i korrupsionit është një ndër problematikat kryesore të qeverisjes në këto 34 vite të tranzicionit shqiptar, por rrënjët e këtij fenomeni, janë më herët. Elita drejtuese në komunizëm, Byroja Politike, Komiteti Qendror e të tjerë më poshtë në nivel drejtimi, janë akuzuar vazhdimisht për krimet e tmerrshme që kryen gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia. Për këto krime nuk ka paguar askush, nuk ka madje as një kërkim ndjese, për mijëra viktima të pafajshme të regjimit diktatorial. Krahas krimeve kundër njerëzimit, në Shqipëri ka pasur korrupsion në nivel të lartë, nga Byroja Politike e PPSH-së, të ardhura dhe shpenzime, dhjetëra ose qindra herë më të mëdha, se sa qytetari mesatar në Shqipëri.