Lidhje


Rreziku i madh që e pret Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë

Nga Ayhan Demir/Prej disa javësh po flasim për strukturën e FETO-s në Komunitetin Musliman të Shqipërisë (KMSH) dhe për të ardhmen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Le t’i kombinojmë të dyja temat në shkrimin e kësaj jave.

 

Këto ditë në Tiranë po bëhen përgatitje mjaft të rrezikshme: Të lidhet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë me një shoqatë që do të themelohet rishtazi me qëllim për ta shpëtuar atë nga KMSH-ja. Synimi është i mirë, por mundësia për tu kapur është më e lartë.

 

Si vallë? Ja kështu...

 

Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë, e cila ka një strukturë shtetërore laike, dhe KMSH-së që është ekuivalente me Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë është një kompetencë që i përket Komitetit Shtetëror për Kultet, institucion shtetëror ky që siguron çdo lloj inspektimi. Në këtë kryesi vijojnë detyrën gjithsej dhjetë persona.

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet emërohet nga Kryeministri i Shqipërisë. Brenda këtij institucioni vijon detyrën nga një person përgjegjës për këdo institucion besimi që pranohet si fe në Shqipëri. Në këtë kuadër, nën drejtimin e Kryesisë së Komitetit Shtetëror për Kultet gjenden gjithsej pesë përfaqësues të besimeve si Islami, Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Bektashizmi, Ungjillëzimi dhe besimet e tjera.

 

Ndërsa nën përfaqësuesit e feve përkatëse gjenden persona që ushtrojnë detyrën e tyre me titullin specialistë për çdonjërën prej feve të përmendura më sipër. Përfaqësuesit e feve ushtrojnë detyrën e tyre me sugjerimin e kreut të Komitetit Shtetëror për Kultet dhe me emërimin nga kryeministri. Ndërsa specialistët emërohen drejtpërdrejt nga kreu i institucionit në fjalë. Në institucion, përveç rojes dhe përgjegjësit të arkivës, ushtrojnë detyrën edhe dy specialistë të fushës.

 

E shkuara e ish-kryetares së Komitetit Shtetëror për Kultet Loreta Aliko është krejtësisht një enigmë. Sado që deklaron se ka eksperiencë duke punuar në kompani të ndryshme të huaja pas periudhës së komunizmit, në lidhje me këta kompani nuk gjendet asnjë e dhënë. Njëkohësisht, sado që deklaron se ka jetuar për disa kohë në Itali, për shkak të detyrës së bashkëshortit të saj, nuk dihet se me çfarë është angazhuar gjatë kësaj kohe. Përsëri, ndërsa shprehet se ka bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare në Tunizi, ndërsa gjendej këtu për shkak të angazhimeve të bashkëshortit të saj, e gjitha kjo mbetet vetëm në fjalë, pasi nuk ka asnjë argument që ta mbështesë këtë. Ndërsa mund të themi se disa vite që Aliko ka kaluar në këtë shtet, janë periudha më e errët në të kaluarën e saj.

 

Ajo që e bëri të njohur emrin e Loreta Alikos nuk ishte emërimi i saj në këtë post, por shkarkimi nga detyra i ish-kryetarit të të njëjtit institucion, Ilir Dizdarit, i cili e ushtroi këtë detyrë para Alikos. Dizdari, i cili luajti rol aktiv në rrëzimin e regjimit të komunizmit në Shqipëri, për shkak të këtij roli të tij njihet si “Veteran i demokracisë”. Njihet si një person me ndjeshmëri të lartë fetare dhe kombëtare. Të njëjtën ndjeshmëri e ka treguar edhe kundër organizatës terroriste FETO.

 

Dizdari, i cili u emërua në postin e kreut të Komitetit Shtetëror për Kultet në korrik 2015, në çdo rast u shpreh se organizata terroriste FETO kishte shtirë në dorë KMSH-në. Po ashtu deklaroi se KMSH-ja duhet t’iu përkiste muslimanëve. Gjithashtu kritikoi KMSH-në për shkak se nuk kishte zyrtarizuar xhamitë e vendit.

 

Punimi më i rëndësishëm i startuar nga Ilir Dizdari pa dyshim ishte identifikimi dhe inventarizimi i të gjithë objekteve të kultit në Shqipëri. Kjo iniciativë e tij do të përfundonte në janar 2016 dhe rezultatet e arritura do të bëheshin të ditura ndaj publikut. Mirëpo pa e mundësuar diçka të tillë u shkarkua nga detyra në dhjetor 2015. Në shkarkimin e Dizdarit pati një rol më se ndikues organizata terroriste FETO, e cila ishte shqetësuar së tepërmi nga deklaratat e tij.

 

Le të bëjmë një përmbledhje në lidhje me këtë institucion: Komiteti Shtetëror për Kultet, i themeluar në vitin 1999, është i autorizuar të mbikëqyrë të gjitha situatat që lidhen me KMSH-në, të ndjekë aktivitetet e këtij institucioni, të përgatisë një raport vjetor në lidhje me të dhe të mbikëqyrë se ku dhe si shpenzohet mbështetja financiare e siguruar nga shteti. Ai është gjithashtu përgjegjës për zhvillimin e negociatave për ndryshimet në ligj për të gjitha fetë, besimet, OJQ-të, fondacionet dhe shoqatat që operojnë në Shqipëri.

 

Të gjithë mekanizmat e kontrollit në Kryesinë e Komitetit Shtetëror për Kultet nisin bashkë me raportin e personit përgjegjës për fenë islame. Servet Gurra është personi përgjegjës për KMSH-në dhe mësimet fetare të organizuara në Shqipëri nën Kryesinë e Komitetit Shtetëror për Kultet.

 

Gurra u diplomua në kolegjin e FETO-s dhe më vonë studioi në degën e gazetarisë. Pas diplomimit punoi në nivelin drejtues në Shtëpinë Botuese Prizmi të varur nga organizata terroriste FETO dhe në gazetën Start, e cila u mbyll pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit 2013 të përjetuara në Turqi. Në këmbim të këtyre shërbimeve ai u emërua në Kryesinë e Komitetit Shtetëror për Kultet.

 

Vëllai i madh i Servet Gurrës, Ilmi Gurra, përfundoi studimet master në Fakultetin e Teologjisë pranë Universitetit Uludağ në Bursa të Turqisë. Më pas, nëpërmjet katalogut të martesave të organizatës FETO, u vendos në Danimarkë.

 

Edhe vëllai i vogël i Servet Gurrës, Hysni Gurra, ka studiuar gjithashtu në kolegjin e FETO-s. Më pas është diplomuar në fushën e veterinarisë. Nuk dihet arsyeja, por më pas ka filluar punë si drejtues në kuadër të KMSH-së. Momentalisht vijon detyrën e tij në këtë institucion.

 

Mund të pyesni se përse po i shkruaj këto! Ja përse...

 

Edhe përgjegjësi i KMSH-së, që ushtron detyrën si përgjegjës i fesë islame në kuadër të Komitetit Shtetëror për Kultet, institucion ky që ka në varësi KMSH-në që ndodhet nën kontrollin e plotë të FETO-s, është një militant i thekur i organizatës terroriste FETO. Komiteti Shtetëror për Kultet dhe rrjedhimisht Kryeministria e Shqipërisë, nëse do të dëshironin, deri tani mund ta eliminonin krejtësisht dominimin e FETO-s mbi KMSH-në. Mirëpo jo vetëm që nuk e kanë bërë këtë, por kanë mbyllur sytë para gjithë korrupsionit dhe padrejtësisë së FETO-s të ushtruar nëpërmjet KMSH-së.

 

Le të kthehemi pak pas.

 

Ndërsa dominimi i Kryesisë së Komitetit Shetëror mbi Kultet mbi të gjitha fetë, besimet, OJQ-të, fondacionet dhe shoqatat që operojnë në vend është i qartë, planifikimi për të menaxhuar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë duke themeluar një shoqatë të pavarur nga KMSH-së është qëllimisht pranim i humbjes dhe disfatës.

 

Si përfundim duhet të theksojmë se në ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë gjendet djersa, mundi dhe e drejta e miliona njerëzve. Gjendet përpjekja dhe sakrifica e tyre. Ndërsa mundi ynë i besohet së pari Allahut dhe më pas njerëzve që gjenden në pozitat vendimmarrëse. Po ashtu duhet të theksojmë se ky nuk është amanet i punëdhënësit, por i popullit dhe i umetit musliman.

 

Aman kini kujdes! Mos të nëpërkëmbet e drejta dhe mundi i miliona muslimanëve, mundi i tyre mos të shkojë kot./Nga Frekuenca.net

XS
SM
MD
LG