Për ty miku/mikja ime ateiste 10
Nga Alban Gorishti
A orjenton Bibla kah Darvinizmi 1.. ?
Kjo është nje pyetje shumë e rendesishme në disa qarqe të caktuara për të kuptuar se cila ka qenë origjina e disa fenomeneve që kanë shënuar historine e besimit – shkencor në shekuj me radhë. Dihet që teorite darviniste kanë shërbyer si lëndë e parë per të justifikuar shumë krime kundër njerëzimit. Prandaj nëse duam të eleminojmë këto pasoja shkateruese duhet të kuptojmë në rend të parë se çfarë e ka shtyre njeriun të largohet nga ai lloj i besimit i cili në të vërtetë është promotor i shkencës. Vetëm kështu mundet që këto teori mos të gjejnë mbështëtje as në ëndrra e jo më në qarqet shkencore . Themeluesit e shkencës mekanike (shkenca mekanike shtroi mendimin filozofik mbi të cilin ecën plejadat e ateistve te mëvonëshëm) në shekullin XVII, përfshirë Johannes Kepler, Galileo Galilei, René Descartes, Francis Bacon, Robert Boyle dhe Isaac Newton, ishin të gjithë të krishterë praktikant. Kepler, Galileo dhe Dekarti ishin katolikë romakë; Bacon, Boyle dhe Newton ishin protestantë.
Boyle, një aristokrat i pasur, ishte jashtëzakonisht i devotshëm dhe shpenzoi shuma të mëdha parash për të promovuar aktivitetin misionar të krishterë në Indi. Njutoni i kushtoi shumë kohë dhe energji bursave biblike, me një interes të veçantë në datimin e profecive. Ai llogariti që Dita e Gjykimit do të ndodhte midis viteve 2060 dhe 2344 dhe përcaktoi detajet në librin e tij Vëzhgime mbi Profecitë e Danielit dhe Apokalipsin e Shën Gjonit.
Nëpër librat e shkencës na tregohet se :“Epoka e Abrahamit-Ibrahimit sot vendoset diku rreth 18 shekuj para erës sonë. Kjo e dhënë, e kombinuar me treguesit e Zanafillës në intervalin që ndan Abrahamin prej Adamit, do të na sillte deri aty sa ta vendosnim Ademin-Adamin rreth 38 shekuj para erës sonë. Ky vlerësim është i gabuar në mënyrë të padiskutueshme: pasaktësia e tij është pasojë e gabimit që e përmban Bibla lidhur me kohëzgjatjen e periudhës Adam – Abraham, në të cilën tradita hebraike mbështetet akoma dhe sot e kësaj dite për ta përpiluar kalendarin e vet. Në kohën tonë mbrojtësave të së vërtetës biblike mund t’u kundërvemë mospërputhjen e këtyre vlerësimeve imagjinare të priftërinjve hebrej të shekullit VI para erës sonë me të dhënat bashkëkohore. Si do që të jetë, të dhënat e gjetura, që kanë të bëjnë me neo-antropoidët janë mjaft të sakta sa t’i vendosim larg përtej epokës në të cilën Zanafilla, i vendos njerëzit e parë. Domethënë, ekziston mospërputhje e qartë ndërmjet asaj që mund të nxirret nga të dhënat numerike të Zanafillës që kanë të bëjnë me paraqitjen e njeriut në Tokë, dhe njohurive me mbështetje më të fortë shkencore të kohës sonë.” (Bibla Kurani dhe shkenca –Mourice Bucallie)
Realisht dikush do të thote se çfarë lidhje ka ky konstatim kalendarik, por kjo nuk është e vetmja mospërputhje kur flitet për zbulimet shkencore në Bibël e cila historikisht ka përbërë kredon e një pjese të madhe të botes së njohur. Ky fërkim shkencë -besim ka sherbyer që shumë qarqe ta përdorin fene per interesa okulte duke e shantazhuar klerin e saj.
Thotë Maurice Bucaille në librin e tij Bibla, Kurani dhe shkenca “... shumë më vonë e kam kuptuar pse nuk na jepnin për ti përkëthyer librat e shenjtë të krishter, pasi ato mundet të na shtynin tu bënim pyetje të ndryshme mësuesve tanë, pyetje që do ti tronditin ata...”
Ia vlen të përmendet se deri diku parimet morale të dlirësisë para martesore dhe besnikërisë pas saj mbizotëronin edhe në perëndim, por me rënien gjithnjë e me tepër të njerëzve ne ateizëm ose mikroteizëm ndryshimet u bënë të pashmangshme. Ateizmi është mohimi i Zotit ndërsa mikroteizëm kemi sa herë që pranohet Zoti por me nderim tejet të zvogëluar. Ne e adhurojme Atë, por me fjalët tona, ne i vizitojmë në fundjave vendet e adhurimit por nuk e lejojme Zotin të “dalë jashtë” tyre, për të na treguar se çfarë duhet të bëjmë me jetët tona. Kjo pasoi me revolucionin shkatërrimtar seksual. Ndërsa gjithë kjo filloi me magjepsjen e tejskajshme të shoqerisë pas shkencës dhe teknologjisë pas dëbimit të institucionit të kultit nga jeta publike. Ndërsa midis dy luftërave botërore lindi një lëvizje e quajtur “Moraliteti pa fenë” i cili e akuzonte fenë se i përçante njerezit duke vënë theks tek fakti se parimet morale mundet të arrihen edhe pa fenë. Ajo gradualisht u përhap pasi njerezit humbën besimin tek feja për shkak të mospërputhjes midis saj dhe gjetjeve të reja shkencore. Kleri nga ana tjetër i ndodhur perballë kësaj vale që e goditi shoqërinë filloi të rinterpretoje fenë duke e bërë të ligjeshme çfare dikur kishte qenë e dënueshme. Pra njëfarë krijimi i vet fesë per veten dhe ithtarët e saj.
Kaq larg arriti ky distancim midis fesë dhe shkencës në perëndim saqë sot diskutohet ajo që quhet “inxhinieri gjenetike”, nderhyrja në gjene, e cila mundet të jetë për të ardhmen më e rrezikshme sesa efekti i rezatimeve atomike të cilat akoma nuk e kanë gjetur një kurë. Nëse nuk percaktohet pikerisht “moraliteti i shkencës” atëherë do të kemi atë për të cilën shejtani i ka kerkuar afatizim Zotit, si inat ndaj njeriut pasi ai u pendua dhe Zoti e fali atë: “Do t’i shmangë (nga e vërteta),..... do ti urdhëroj dhe ata do të shndërrojnë krijimin e Zotit....... “ Nisa 119
Shitja e indulgjencave në mesjetë (të cilat praktikisht ishin bileta për xhenet), vrasja e shkencës dhe hyjnizimi i rëndomtë i njerzores duket se e çuan testamentin e ri por edhe ate të vjetër në një konflikt me dijen dhe intelektin, i cili me vone pasoi me nje distancim të shkences nga çdo aspekt i kredos hyjnore. Kështu kjo solli pashmangshëm afrim me teoritë e reja ateiste në dritën e zbulimeve teknologjike dhe shkencore. Nga dukuritë më të rrezikshme të ketij fenomeni është shkujdesja dhe papërgjegjshmëria ndaj detyrimeve. Është gjendje shpirtërore Behavioriste (siç konstatojnë studimet psikologjike), gjendje plogështie e demotivimi, duke mos u interesuar fare për ndodhitë e përgjithshme dhe ngjarjet që zhvillohen rreth tij. Kjo gjendje e bën individin të jetë jo kompetent dhe jo të vlefshëm në asnjë segment të jetës.
Ky per mendimin tim ka qenë një arsye e forte se përse perëndimi e adoptoi besimin sekularist ku feja jetonte nëpër tempujt e saj ndërsa teoritë për krijimin e njeriut nga asgjëja ishin bosht i thellimit të distancimit fe – teknologji.
E si mundet të jetë ndryshe kur burimi i ungjijve nuk është hyjnor por njerëzor. Në deklaratën e koncilit të Vatikanit 1962-65 shkruhet se : “Ungjijtë janë tekste që i jane përshtatur mjediseve të ndryshme në perputhje me nevojat e kishës të ciles i shprehin mendimin mbi shkrimin e shenjtë i përmirsojne gabimet dhe u përgjigjen argumenteve të kundërshtarëve”
Po ashtu thuhet se gjuha është baza e themelimit të një shkence ndërsa zhvillimin mundet ta njohi edhe ne gjuhë të tjera duke mos harruar origjinalitetin e gjuhes mëmë (psh: termat mjekësore në latinisht). Ndaj edhe një studiues i njohur i krishterë A. Tricoti rreth Mateut i cili është autor i një prej ungjiijve: “E vetmja pikë e pakontestueshme është se autori (Mateu alias Levi) është hebre, fjalori është Palestinez, redaktimi është grek , autori ju drejtohet njerëzve të cilët edhe pse flasin greqisht i njohin zakonet hebraike dhe gjuhen arameje”
Prandaj pyetja do të ishte a e ka afruar besimin Darvinist ndaj perëndimit humbja e gjuhes mëmë tek ungjijte (aramaishten)?