Për ty miku/mikja ime ateiste 14

Nga Alban Gorishti
Gajbi (e fshehta), shkencëtarizmi dhe identiteti kombetar në boten globaliste....
Një i urtë thotë: “Në të vërtetë Allahu nuk është i fshehtë, por është i padukshëm për kapacitetin dhe aftësinë tonë dalluese si shkak i intensitetit të shfaqjes së Tij.”
Ne definicionin Islam “gajb” është e gjithe ajo qe shqisat tona nuk e perceptojnë dot. Gjithsesi është njelloj gajbi që në Islam quhet gajb el istidlali pra ai lloj gajbi (e fshehtë) që vetëm nëpërmjet arsyes dhe argumenteve deduktive mundet të mbrrihet deri tek ai. Si psh, meqë planetet Marsi , Dielli etj, janë në formë sferike atëhere detyrimisht edhe toka është në formë sferike.
Mos vallë njeriu ekziston për shkak të vlerave materiale apo vlerat materiale ekzistojnë për shkak të njeriut? Sipas disa studiuesve qyteterimi të cilit i përkasim është qyteterimi i parë ateist në historinë e gjinisë njerzore. Sot çfare është “besim”, liri vetjake dhe demokraci përcaktohet ekzkluzivisht nga qarqet laike perëndimore. Të cilët po e masin çdo standart të popujve sipas filozofisë të tyre ateiste.
Një nga problematikat e botës globaliste sipas disa shkencëtarve është edhe mungesa e formimit të një identiteti vetjak apo kombetar dhe pamundesisë së formimit të këtij identiteti i shtohet edhe animi i trendit global kah konsumizmi i skajshëm dhe materializimi me qëllim të largimit nga hyjnorja. Pra me pak fjalë ,identiteti konsiston në dallimin se kush jemi ne dhe kush janë të tjerët.
Sipas disa studiuesve të tjerë në periudhën e krizave zakonisht bëhet kthimi drejt traditës për gjetjen e “rrënjëve”. Por kjo siç u deshmua në dekadat e fundit (pasi konvertimet drejt religjonit islam në perëndim shtohen dita ditës) nuk është trend vetem i shoqerive në krize por edhe i atyre post konsumiste, pasi materializmi i tepert i ka lodhur ata që janë në kërkim të së vertetës shpirtërore e cila jo rrallë herë mundet të gjendet më kollaj në rrenjët e vjetra tradicionale të një kulture . Padyshim se sot edhe aparati i shkences – materialiste ka ndryshuar në drejtim të shpirtërores ndryshe nga fillim shekulli i kaluar, padyshim me perjashtime të caktuara .
Por ashtu siç e shpjegojnë disa studiues fjalën “religion, se ajo vjen nga fjala latine, religare, që në përkëthim do të kishte kuptimin e një rilidhje, pra rikthimi në lidhjen origjinale me Zotin pas realisht një shkeputje që për disa mundet të ketë qënë e vrazhdë. Kjo ka nje ngjashmeri mahnitese me konceptin Islam të besimit sepse pas një farë kohe të krijimit të vet njeriu kur aftësohet nga aspekti intelektual i kësaj bote e rigjen lidhjen me burimin primar, besimin ne Zot. Arsyeja nga aspekti Islam i të vështruarit është i thjeshtë , para se të krijohej njeriu, Zoti e ka inspiruar atë që ta njohi dhe besojë Zotin , prandaj kur ai formon bindjet e veta në boten reale kjo tashmë për të është vetem një rikëthim, rilidhje. Zoti thotë :Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur” Araf 172
Miku/mikja ime një gabim që shpesh bëjne disa nga njerezit e shkencës (sidomos ata në perëndim) është të gjykuarit e kultures shkencore si bazë ndaj asaj religjoze, kjo pasi vlerat mundet të jenë personale apo edhe komunitare, ndërsa kulturat (perfshi edhe ato spiritualet) jane të shumllojshme dhe historike . Ky gjykim i ngushtë do të përbënte një globalizim të perceptimeve në një kohë që gjykimet duhet të jenë të balancuara sipas identitetit përkatës të çdo kulture .
Nese sipas disa teorive matetisliste kultura është identitet i posaçem njerezor të cilën ai e ka të fituar prej ambientit ku vepron atëherë pas shume eksperimenteve sociale mbi majmunet, edhe pse ata u aktivizuan në aktivitete “kulturperçuese”, asnjëherë nuk arriten të formonin identitetin e tyre socialo – kulturor, asnjëherë nuk kaluan nga organizimi i një rendi shoqëror primitiv në një rend të organizuar civilizues . Edhe pse arritën ta hapnin vet bananen per ta ngrënë kurrsesi nuk arritën dot ta ruanin atë dhe as ta perfeksionojnë punën për amballazhimin e saj si pjesë e “kultures” së tyre të posedimit të diçkaje dhe si element i dallimit të shoqërive qyteteruese nga ajo shtazore primitive . “Një nga pionierët e teorisë evolucionare ishte gjyshi i Çarls Darvinit, Erasmus Darvini, i cili donte të zmadhonte rëndësinë e natyrës dhe të zvogëlonte rolin e Zotit. Ai thotë në një përpjekje të tillë të dështuar për ti dhënë krijesës aftësinë e Krijuesit të cilin ai e quan Shkaktari i parë : A do të ishte shumë e guximshme të imagjinohet se të gjitha kafshët me gjak të ngrohtë kanë lindur nga një filament i gjallë , të cilin Shkaktari i Parë i pajisi me animalitet, me fuqinë e adoptimit të pjesëve të reja, ndoqi prirje të reja, të drejtuara nga acarime, ndjesi, vullnet dhe ndërlidhshmëri, dhe kështu zotëron aftësinë për të vazhduar të përmirësohet nga aktiviteti i saj i pandarë, dhe kështu bëhet shpërndarja e këtyre përmirësimeve nga brezi në brezat e ardhshëm të saj, një botë pa fund!” (Rupert Sheldrake 1999, The science Delusion)
Kështu pra miku/mikja im kultura e një populli lë shenja të pashlyeshme në identitetin e njeriut ashtu që mundet të themi se kultura është antitezë e natyrës pasi ajo është diçka e lindur me njeriun ndërsa në thelb kultura vjen si pasojë e angazhimit të njeriut cilësi që e dallon prej kafshës. Kështu pra shkenctarizmi si rrymë qytetëruese nuk mundet asesi të kuptohet pa angazhimin njerezor ndërsa ky i fundit përbën një sasi të rëndësishme të asaj që ne quajmë kulturë prandaj nuk mundet të konceptohet dot kjo kulture shkencore si pjese e natyres shtazarake. Konkluzioni është që identiteti shkencor është i lidhur ngushtë me karakteristikën e të qënit njeri dhe kjo e hedh poshtë çdo pretendim të një pjese të teorive që e supozojnë njeriun si pasardhes të qënieve primitive të cilat nuk kane asnjë mundesi për të formuar këto kultura identitifikuese të cilat i prodhoi njeriu “primat” i shkencës .
Simbolet dhe e folura janë element i rëndesishëm që tregojne se kultura rjedh pikërisht prej angazhimit njerezor pasi pa to njeriu do të ishte thjesht një kafshë asgjë me teper. Lesli Vajt thoshte : Largoheni të folurit nga kultura dhe çka do të mbetet? Pra çështja ketu nuk është vetëm në fjalën por edhe në emocionet, mendimet, shpirtin që i parapriu fjales . Prandaj këtij elementi (te folurit) zhbirues të shpirtit njerezor Zoti i ka vendosur regjistrues të gjithçkaje që del prej gojes se tij, Ai thotë : Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm(ëngjëjt).” Kaf
Kështu shkenctarizmi duhet patjetër, në një epoke globaliste si kjo që po jetojmë, të masë cilesinë e informacionit që del prej tij pasi deri dje njerezit besonin se atomi ishte grimca me e vogel e pandashme ndërsa sot jane zbuluar grimca edhe më të vogla sesa elektronet, kështu që shkencetari që do pohonte atëhere me bindje se ska grimca më të vogla se aq do të përgenjeshtrohej nga zbulimet e mëvonshme, kështu pra mendja jonë ka kapacitetin e limituar ndaj gabon shume nëse artikulon atë të cilen nuk e percepton dot, ndaj shpirti si pjese e gajbit(te fshehtes) është çështje shumë komplekse ndërsa ekzistenca e krijuesit të tij është edhe më komplekse (pra nuk mundet ta rrok racioja e njeriut) , ndaj disa gjëra njeriu thjesht duhet ti besojë pasi mendja e tij është shumë e limituar për ti perceptuar siç duhet. Për kete edhe Zoti e shpërblen shumë atë person që mendjen dhe zemrën e tij nuk e ndal në kufijtë e lendes por i kapercen ato, duke besuar në ate që ai nuk sheh, kjo jo si shenjë e angazhimit me atë që njeriu nuk e njeh por pikërisht si shenjë e pranimit të limiteve të veta personale, per ata Zoti thotë : Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit” Bekare. Mendja është mjet. Është si një thikë me dy presa e cila mund të shërbejë edhe për mirë, edhe për keq. Dhe i pari që tentoi të debatojë me Krijuesin duke e vënë mendjen në shërbim të së keqes, ishte Iblisi, shejtani i mallkuar (shiko fillimin e sures Hixhr). Ai u dëbua prej mëshirës hyjnore dhe u vu në shërbim të devijimit. E gjithë kjo sepse ishte kapluar nga sëmundja e xhelozisë dhe duke kaluar në çmendurinë e smirës, guxoi të protestonte vlerën që Allahu i Madhëruar i dha Ademit.
Shkencetari me besimtarin jane të ngjashëm të dy kanë një nivel të lartë tolerance dhe gjerësi mendore ndaj tjetrit , kjo pasi shkencetari nëpërmjet makrokozmosit ( qielli, yjet etj ) kupton mikrokozmosin ndërsa besimtari nëpërmjet besimit në të padukshmen arrin ti thyejë të gjitha “paragjykimet” lëndore duke kaluar përtej lëndës keshtu që këto fakte bëjne që ata të jenë largpamës, mendje hapur ndaj gjithçkaje duke mos u ndikuar nga klishetë e një shoqërie për të ngelur peng i “paragjykimeve” shkencore të cilat shpesh njeriut ia kanë kufizuar lirinë të besojë se ai si qenie e papërfillshme në një univers gjigand është shenjë dhe argument “shkencor” i fuqisë së pamasë të një Krijuesi inteligjent.
Vetëm këto dy kategori (shkencëtari dhe besimtari) nëpermjet shikimit të tyre universal përtej asaj që duket dhe udhëzimit intelektiv mundet ta nxjerrin botën prej dekadences morale ku është zhytur, kjo pasi të dy e kanë burimin e njëjtë, Zotin e madherishem, për këte Dr. Maurice Bucaille (Moris Bukai), doktor dhe shkencëtar, anëtar i akademisë së shkencave të Francës, i cili para disa vitesh pranoi Islamin, në librin e tij “La Bible, Le Coran Et La Science“ (Bibla, Kur’ani dhe shkenca), që bëri jehonë të madhe në qarqet shkencore dhe sidomos ato kishtare, thotë: “Nëse një njeri është autor i Kur’anit, atëherë: Si ka mundur që në shekullin e VII-të të e.s. të shkruajë atë, që sot është vërtetuar se është në përputhje me njohuritë bashkëkohore , shkencore? Nuk ka asnjë dyshim: teksti kur’anor, që e kemi sot, është vërtet i njëjti tekst sikurse ai, i kohës kur ai u shpall. Çfarë shpjegim njerëzor mund të jepet për këtë konstatim? Për mendimin tim, nuk ekziston kurrfarë shpjegimi, sepse nuk kam pse të besoj se, në kohën kur në Francë Sundonte mbreti Dagobert, një banor i Gadishullit Arabik, në sajë të kulturës së vet shkencore, ka mundur të ishte para nesh me dhjetëra shekuj… Është e papranueshme hipoteza se Muhammedi alejhi selam është autor i Kuranit...“ . Pra shkenca dhe besimi Islam ecin përkrah njëra tjetrës dhe nuk përplasen kurrë me njëra tjetrën për ato që janë teori të vërtetuara dhe globalisht të pranuara shkencore.
Miku/mikja ime Islami është feja e fundit dhe Muhamedi është i dërguari i fundit për njerëzimin, këtë ua them si argument atyre që më thonë se Islami ka dalë më vonë në sferën e historisë . Pra pse mos ta konceptojmë vërtetësinë e një doktrine bazuar në nivelet e historisë (pra momentin e saj të shfqjes historike) duke e marrë si numërim fundin e saj dhe jo fillimin e saj . Ideja është se sa më afër fundit të diçkaje normalisht që ndodhemi më afër pjekurisë të saj . Ndërkaq, këtu, nuk mund të pretendohet për nevojën e një feje dhe profeti të ri me pretekstin se përparimi dhe zhvillimi i njerëzimit vazhdon, sepse çdo përparim nuk është i pafund. Qeniet ndodhen brenda një ndryshimi të pafund nga rënia në ngjitje dhe nga ngjitja në rënie. Kjo do të thotë se ngjitja (zhvillimi progresiv, përparimi) ndalon në një pikë (kulmore). Për shembull, fëmija nuk mund t’i mbathë në dhjetë vjeç këpucët që ka mbathur kur ka qenë pesë vjeç dhe nuk mund t’i mbathë në njëzet vjeç këpucët që ka mbathur në dhjetë vjeç. Mirëpo, meqë rritja e njeriut përfundon mesatarisht në 27 vjeç, njeriu mund t’i mbathë këpucët me të njëjtin numër që mbath në këtë moshë, gjer në fund të jetës, meqë pas moshës mesatarisht 27 (25- 30)-vjeçare, rritja e tij merr fund. Të gjitha zhvillimet duhen matur me këtë logjikë. Pra duhet të shfrytëzonim llogjikën pjekuria e vërtetë (pra vërtetësia e një feje ) është me skajin e përmbylljes të diçkaje dhe jo me atë fillestar.