Lidhje


Kryetari Gylenist Bujar Spahiu i KMSH zgërdhihet në tavolinën e iftarit me rabinin që ka marrë pjesë në gj.enocid

Kryetari gylenist i KMSH Bujar Spahiu edhe një herë ka demonstruar mbështetjen e tij për Izraelin në luftën e tanishme. Në iftarin e thirrur nga kryeministri Rama ai është ulur në të njëjtën tavolinë dhe bisedon i qetë dhe i qeshur me rabinin izraelit i cili është njëkohësisht edhe oficer në ushtrinë izraelite dhe po merr pjesë në luftën gjenocidale që po ndodh prej një viti e gjysëm.

 

Gylenistët rregullisht dhe në forma të ndryshme kanë shprehur mbështetjen për Izraelin, ndryshe nga e gjithë bota islame që është në krah të Palestinës. Nënkryetari gylenist Lauren Luli, në vitin 2021 shkaktoi zemërim kur gjatë luftës që po ndodhte për Ramazan qëndroi në një situatë të ngjashme me ambasadorin izraelit. Atëherë më shumë se 100 hoxhallarë kërkuan me peticion shkarkimin e Lauren Lulit që mbante detyrën e myftiut të Tiranës.

 

Ky nuk është rasti i vetëm, por pjesë takimeve drekave darkave dhe iftareve të zakonshme që gylenistët që kanë pushtuar Komunitetin Musliman, bëjnë me përfaqsuesit e shtetit izraelit i cili akuzohet zyrtarisht për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Një rast tipik ishte takimi që bëri nënkryetari i KMSH Taulant Bica me presidentin izraelit Isak Herzog.

 

Me gjithë indinjatën e thellë që këto takime kanë shkaktuar tek besimtarët muslimanë shqiptarë, gylemistët as nuk e kanë vrarë mendjen fare për ta dhe as nuk duan ta dijnë për muslimanët shqiptarë. E vetmja gjë që atyre iu intereson është që ta kenë mirë me Izraelin.

 

Indinjata e besimtarëve neutralizohet për shkak se në mbështetje indirekte të gylenistëve të KMSH dalin një numër hoxhallarësh servil dhe maskarenj të cilët për të ruajtur karriget e tyre i thonë xhematit “Mos dilni kundër gylenistëve se bëni fitne”, “Ne duhet ti bindemi të parëve” që janë gylenistët në aleancë me izraelitët e gjenocidit në Gaza.

 

 

XS
SM
MD
LG