Gylenistët e KMSH iu bëjnë presion imamëve që falën bajramin
Tuesday, 01 April 2025 17:34

Pasi denoncimit të faljes së namazit me vonesë dhe turpërimit përpara xhematit, më në fund gylenistët e KMSH pranuan që namazi u fal më shpejt se koha e përcaktuar për arsye teknike. Ata e trajtuan këtë situatë në mënyrë të papërgjegjshme sikur të mos kish ndodhur asgjë.
Në fund të lajmërimit ata thanë që namazi mund të falet më mbrapa, por në të vërtetë ata kërcënuan me heqje nga puna imamët që falën më mbrapa namazin e Bajramit në xhamitë e qendrës dhe kjo për arsye që të mos dilte në shesh numri i madh i njerëzve që ngelën pa u falur nga papërgjegjshmëria e tyre. Namazi i Bajramit u fal disa herë në disa xhami të qendrës.
Arroganca e gylenistëve nuk ka kufi dhe ata njërin zullum e mbulojnë me zullumin tjetër.