Lidhje


Hakohet dhe nxirret nga SPAK dosja e kryegylenistit Allajbeu. A po përgatitet shpëtimi i Allajbeut nga burgu ?!

Gazetari Bledian Koka ka thënë dje në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se dosjet që janë hakeruar nga prokuroria e posaçme SPAK janë dosjet e biznesmenit Klodjan Allajbeu dhe një njeriu të besuar të tij Ornela Imeraj, si dhe të deputetit socialist ish ministrit Damian Gjiknuri.

 

Koka tha për EuroNews Albania se SPAK urdhëroi menjëherë mediat që të mos publikonin këto dosje, por sipas tij, lejoi publikimin e përgjimeve nga burgu të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

 

Sipas tij, me këtë veprim SPAK ka konfirmuar akuzat e Sali Berishës se është mjeti i qeverisë kundër opozitës. Gazetari Koka madje shtoi se SPAK është edhe një armë e klaneve brenda PS-së në luftën e tyre kundër njëri-tjetrit.

 

SPAK ka ndërmarrë hetim më lidhje me këtë çështje dhe ka arrestuar dy persona Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Sipas informacioneve të tjera të dalë nga gazetarë dhe opozita, këta njerëz janë të afërt të Fatmir Xhafaj dhe rrjedhimisht edhe Erion Veliaj.

 

Kuptohet që nxjerrja ditën e gjyqit të Veliajt e këtyre informacioneve kishte për qëllim të ndihmonte sadopak Veliajn në çështjen e tij ose mund të ishte hakmarrje e Veliajt ndaj Damian Gjiknurit dhe kryegylenistit Klodjan Allajbeu.

 

Pytjet që ngelen pa përgjigje nga ky akt janë:


A ishte hakmarrje ndaj Damian Gjiknurit dhe Klodian Allajbeut ?
A u bë për të denigruar punën e SPAK si institucion i pabesueshëm ?
Apo të dy të mësipërmet ?

 

Përveç këtyre dosjeve CNA kishte edhe përgjimet e Veliajt, të cilat SPAK nuk dha urdhër që të mbrohen si sekret hetimor, përgjime këto që kompromentonin gjendjen e Veliajt. Në një situatë të tillë me dosje ose veprime të bëra publike asnjë prokuror apo gjykatës nuk ka guximin të mbuloj veprimet kriminale të Veliajt.

 

Nga krahu tjetër i njëjti standart nuk u ruajt ndaj Damian Gjiknurit dhe krygylenistit Klodian Allajbeut, dosjet e tyre mbetën të mbyllura dhe nuk mund të ketë presion publik ndaj kësaj çështjeje dhe gjasat për shpëtimin e tyre nga drejtësia janë më të larta dhe pyetja që bëhet është : A po favorizon SPAK kryegylenistin Allajbeu dhe Damian Gjiknurin ?!

 

Një çështje tjetër që shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm është se organizata okulte Gylen, që funksionon në një formë mafioze-sektare një nga pikësynimet kryesore të saj ka kapjen e sistemit të drejtësisë dhe për këtë gjë ka dhënë prova sistematikisht.

 

Influenca e kryegylenistit mafioz Allajbeu në drejtësi ka qenë e jashtëzakonshme dhe këtu mjafton të përmendim si fakt rastin e ish kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilit Allajbeu i paguante shtëpinë dhe pagesat e shkollave të fëmijëve të tij në Gjermani.

 

Pra në rastin në fjalë na lind pyetja, a është duke mbyllur sytë SPAK përpara dosjes së Allajbeut dhe po përgatit shpëtimin e tij ?!

 

Kryegylenisti Allajbeu është duke u hetuar edhe në Kosovë për veprime mafioze. Në Kosovë çështja ka shkuar në gjykatë për gjykim. Në Shqipëri aferat korruptive dhe mafioze të tij dhe bashkëpunëtoreve të tij janë shumë më të thella, por a do të shpëtoj Allajbeu edhe kësaj radhe nga prangat e drejtësisë ?!

XS
SM
MD
LG