A mundet të parashikohen tërmetet?/ Lidhja befasuese midis tërmeteve dhe rrezeve kozmike (energjisë së rrezeve diellore)
Tërmetet duket se janë më intensive pas goditjeve të rrezeve kozmike. Sipas një studimi të ri, ekziston një lidhje midis ndryshimeve në intensitetin e rrezeve kozmike dhe fuqisë së tërmeteve. Studiuesit zbuluan se kur vihet re një ndryshim në rrezet sekondare kozmike, ka të ngjarë të pasojë një tërmet mjaft i fortë. Ekipi beson se të dyja ngjarjet mund t'i atribuohen sjelljes së bërthamës së Tokës dhe efektit që ajo ka në magnetosferën tonë.
Rezulton se midis intensitetetit të rrezeve kozmike dhe tërmeteve mund të ekzistojë njëfarë lidhjeje. Mund të duket pak e habitshme, se si mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën koncepte kaq të largëta siç është, zhvendosja e pllakave tektonike dhe rrezet e diellit ? Por sipas një studimi të ri, ka prova mjaft të forta për një korrelacion të mundshëm. SIpas këtij zbulimi ekziston mundësia që në një të nesërme të parashikohen tërmetet.
“Në pamje të parë, ideja se ekziston një lidhje midis tërmeteve dhe rrezatimit kozmik, që na arrin kryesisht nga Dielli dhe hapësira e thellë, mund të duket e çuditshme. Megjithatë, bazat fizike janë plotësisht racionale”, tha Piotr Homola, autori i parë i studimit, në një deklaratë për shtyp.
Para se të shqyrtojmë atë që po ndodh, le të diskutojmë atë që nuk po ndodh. Edhe pse po aludohet në një lidhje të drejtpërderejtë midis këtyre dy fenomeneve, askush nuk po pretendon se rrezet kozmike shkaktojnë tërmete. Ato thjesht nuk e kanë atë fuqi.
Në vend që të krijojë një lidhje shkakësore midis të dyjave, dokumenti shtron idenë se rritja e intensitetit të tërmetit dhe rritja e rrezatimit sekondar kozmik kanë të njëjtën origjinë - bërthamën e Tokës.
Bërthama e Tokës është e lëngshme dhe lëngu zbehet dhe rrjedh në modele shpesh të paparashikueshme. Bërthama e Tokës prodhon gjithashtu atë që quhet magnetosfera jonë - fusha magnetike rreth Tokës që na mbron nga një shumëllojshmëri e madhe e grimcave të dëmshme nga hapësira.
Grimcat e ngarkuara kozmike janë disa nga ato grimca që magnetosfera ndihmon t'i largojë jashtë atmosferës tokësore. Ato vijnë në dy forma: parësore dhe dytësore. Grimcat primare të rrezeve kozmike janë të gjitha grimcat që godasin magnetosferën tonë, dhe grimcat dytësore të rrezeve kozmike janë ato që në fakt e kalojnë atë. Kur ekipi hulumtues iu referua të dhënave, ata vunë re se tërmetet veçanërisht ato intensive, dukej se u paraprinë vazhdimisht nga ndryshime të forta në sasinë e grimcave dytësore të rrezeve kozmike që kalonin nëpër magnetopsferës.
Kjo çon në hipotezën thelbësore të funksionimit të tokës. Nëse bërthama rrotullohet atje poshtë brenda tokës, ekzistojnë të gjitha mundësitë që të rritet aktiviteti sizmik në sipërfaqen e Tokës. Ky fenomen do të shkaktonte gjithashtu efekte të forta në magnetosferë, gjë që do të ishte e dallueshme për shkak të sjelljes së grimcave sekondare të rrezeve kozmike.
Ky është një zbulim i bazuar në matematikë dhe statistika, por studiuesit besojnë se ka indicie të mjaftueshme për këtë. "Në botën shkencore, pranohet se një zbulim mund të thuhet se është i vërtetë kur niveli i besueshmërisë statistikore të të dhënave vërtetuese arrin pesë sigma ose devijime standarde," tha Homola në një njoftim për shtyp. “Për korrelacionin e vëzhguar, kemi marrë më shumë se gjashtë sigma, që do të thotë ekziston një shans prej më pak se një në një miliard që korrelacioni të jetë thejsht për shkak të rastësisë. Prandaj, kemi një argument shumë të fortë statistikor për të pretenduar se kemi zbuluar një fenomen me të vërtetë real.”
Analiza nga Space.com dhe popularmechanics.com