Populli shqiptar e gjuha shqipe janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër

Në një artikull të fundit të Science, përmes të cilit me metoda të sofistikuara studiohet origjina e gjuhëve indoeuropiane dhe e gjuhës shqipe bashkë me armenishten dhe greqishten, konfirmohet se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende. Ndërkohë, kërkimi i bërë kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmon vjetërsinë dhe origjinalitetin e shqipes.
Gjithashtu, studiuesit grekë kanë bërë studime me ADN-në dhe kolaudojnë që popullata shqiptare është autoktone dhe shumë e vjetër në këto troje. Të dyja studimet janë komplementare dhe plotësojnë njëri-tjetrin, duke vërtetuar përfundimisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme shkencërisht që, si populli shqiptar, ashtu dhe gjuha shqipe, janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në këto troje.