Lidhje


Kopertina e rrallë e alfabetit të gjuhës shqipe, dhuruar Sulltan Abdulhamidit II nga rojet e tij shqiptare (1879)

Libri përmban informacione për shqiptarët, gjuhën, njohuri mbi astronominë, shkruar nga Rilindas: Sami Frashëri, Jani Vreto dhe Pashko Vasa etj... Në kopertinë shkruhet "MADHERISE TI ZOTIT MATH DHE MBERETIT DASHURE T’YNE SULTAN ABD-YL HAMID-HANIT II" me alfabetin shqip të asaj kohe. Ai u zbulua në Bibliotekën "Nadir Eseri" në Arkivin e Stambollit. Libri u botua kur u themelua Shoqëria e Shtypshkronjës Shqiptare në Stamboll dhe Lidhja e Prizrenit ishte ende aktive.

 

Në libër, Sami Frashëri mbështet idenë se shqiptarët duhet të përvetësojnë shkrimin latin. Ai gjithashtu shpreh përshëndetjet e tij të thella për Sulltanin, sepse ishte ai që bëri të mundur që shqipja të bëhej më në fund një gjuhë e shkruar, në të njëjtin nivel me ato fetare si greqishtja, osmanishtja, arabishtja si më poshtë:

Read more ...


Ungjilli i preferuar i të gjithëve është një f"alsifikim

Nga Kandida Moss

 

Ekzistojnë katër versione të jetës së Jezusit në Dhiatën e Re, por, le ta pranojmë, të gjithë kanë një të preferuar. Për shumicën e njerëzve, ai version i preferuar është Ungjilli i Gjonit. Jo vetëm që Ungjilli i katërt është më poetik dhe më ‘shpirtëror’ i ungjijve, por është edhe më me peshë teologjikisht. Është tek Gjoni që të krishterët gjejnë provat për shumë nga pretendimet dogmatike që formojnë themelin e besimit të krishterë. Dhe është Gjoni ai që jep citimet rreth besimit, jetës së përjetshme dhe dashurisë që gjeni në filxhanë kafeje dhe faqeruajtës të zbukuruar. Tani kërkimi i ri, i cili pretendon se Ungjilli i Gjonit është një falsifikim i lashtë, është gati ti zhvlerësojë shumë nga ato që dimë për biografinë e preferuar të Jezusit nga të gjithë.

Read more ...


Studimi:Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë

Prindërit shqiptarë janë më të mirët në Evropë. Studimi i publikuar nga OBSH, për adoleshentët 11-15 vjeç e rendit Shqipërinë në krye për ndihmën dhe mbështetjen emocionale që prindërit ju japin fëmijëve të tyre.

“Veçanërisht në 11-15 që për psikën e prindit shqiptarë është moshë delikate, është moshë që fëmija duhet patur gjithmonë në vëmendje, duhet të jenë vigjilent për mënyrën si e zhvillojnë ato të përditshmen. Fakti është që në renditemi kaq lart dhe si rezultat i një mendësie të trashëguar, një kulture të përcjell nga brezi në brez”, tha psikologia Entela Binjaku.

Read more ...


A po e kundërshton universi Ajnshtajnin?

Për më shumë se një shekull, teoria e relativitetit të përgjithshëm e Albert Ajnshtajnit ka qenë një shtyllë themelore e fizikës moderne. Megjithatë, ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të eksplorojnë misteret e kozmosit, po shfaqen mospërputhje të vogla që sfidojnë universalitetin e saj. Studiuesit nga Universiteti i Gjenevës (UNIGE) dhe Universiteti Toulouse III – Paul Sabatier kanë analizuar të dhëna nga Dark Energy Survey (Hulumtimi për Energjinë e Errët), duke zbuluar variacione të imta në fenomenet kozmike gjatë epokave të ndryshme të historisë së universit.

Read more ...


Nga zemra te truri, 5 përfitimet e jashtëzakonshme të ecjes pas darkës

Të bësh një shëtitje pas darkës, qoftë edhe për disa minuta, është një zakon i shkëlqyer që sjell përfitime të shumta për shëndetin fizik dhe mendor. Në vend që të relaksoheni në divan pas ngrënies, duhet të dilni për një shëtitje të shkurtër, e cila mund të sjellë përfitime të shumta për trupin dhe mendjen.

 

Kërkime të ndryshme shkencore tregojnë se ecja pas një vakti është një praktikë që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, të përmirësojë tretjen dhe madje të zgjasë jetën tuaj. Pesë përfitimet e daljes për shëtitje pas darkës të mbështetur nga studime dhe kërkime shkencore zbulojnë se si ky zakon i përditshëm mund të kontribuojë në mirëqenien tonë afatgjatë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG