Lidhje


A e dini se… mund të jetosh pa pjesën më të madhe të trurit

Në vitin 2015, një ekip neurologësh dhe radiologësh nga Spitali Jinan në Provincën Shandong, Kinë, i shkroi revistës Brain duke raportuar një gjetje të rrallë dhe të pazakontë. Një paciente femër 24-vjeçare ishte shtruar me simptoma marramendje dhe të vjella. Këto ishin simptoma të reja, por ajo gjithashtu kishte vuajtur nga marramendje dhe vështirësi në ecje për pjesën më të madhe të jetës së saj.

Pavarësisht këtyre sfidave, zonja ishte e martuar dhe kishte pasur një shtatzëni të suksesshme. Mjekët e referuan atë për tomografi kompjuterike (CT) dhe skanime të rezonancës magnetike (MRI) për të kërkuar në trurin, për shkakun e këtyre simptomave.

Read more ...


Çdo shtëpi duhet ta ketë: Antibiotiku natyror që shkatërron 30 baktere

Vaji i origanos së egër është marrë nga gjethet e bimëve dhe është i njohur si për nga vetitë e fuqishme antimikrobe që lufton me sukses infeksionet. Falë aktivitetit antibakterial dhe antiviral, ky lloj vaji ka aplikim të madh në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme dhe për forcimin e sistemit imunitar. Si një bimë e freskët, vaji i origanos së egër përmban një nivel të lartë antioksiduesi. Zakonisht pihet kur jemi të ftohur, ose përdoret gjerësisht për infeksionet e lëkurës. Është e rëndësishme të dini se në rast të sëmundjes së rëndë, ose gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, konsultohuni me një mjek të specializuar.

Read more ...


Studim/ Probleme me përballimin e shpenzimeve mujore në Slloveni, Kroaci e Serbi

Në Evropë, 28 për qind e njerëzve e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet mujore, ndërsa në botë kjo përqindje është 37. Në Slloveni, ky numër është 12 për qind, në Kroaci 23 për qind dhe në Serbi 34 për qind, sipas një studimi të kryer nga Shoqata WIN dhe Instituti Mediana.

 

Për këtë arsye, pothuajse gjysma e evropianëve kanë ulur shpenzimet, e së bashku me ata që planifikojnë ta bëjnë, 70 për qind e evropianëve janë duke kursyer. Kjo shifër është më e lartë se mesatarja globale. Pothuajse tri të katërtat e popullsisë botërore kanë deklaruar se tashmë përpiqen të shpenzojnë më pak ose planifikojnë të ndërmarrin masa për ta bërë këtë, sipas rezultateve të studimit të Shoqatës Botërore për Hulumtimin e Tregut dhe Opinionit Publik WIN dhe Institutit Median.

Read more ...


Studimi: Reagimi juaj ndaj dhimbjes mund të zbulojë nëse jeni psikopat

Reagimi i çdokujt ndaj dhimbjes është unik, por kjo qasje tregon shumë për të gjithë. Mënyra se si reagojmë kur ndjejmë dhimbje fizike apo toleranca ndaj saj, sipas ekspertëve, është një tregues i rëndësishëm mbi personalitetin tonë.

 

Aftësia për të nënvlerësuar dhimbjen, duke e fshehur atë pas një buzëqeshjeje, mund të jetë një shenjë shqetësuese e një personaliteti të errët. Sipas ekspertëve nga Universiteti Radboud, njerëzit që mund të përballojnë nivele më të mëdha dhimbjeje kanë më shumë gjasa të jenë psikopatë.

Read more ...


Respektimi i mençurisë filozofike të fëmijëve

Adultizmi: një formë diskriminimi ndaj kujtdo që nuk është i rritur. Ai buron nga besimi se fëmijët - por edhe të moshuarit - janë më pak të aftë dhe kanë pikëpamje më pak të vlefshme për shkak të keqkuptimeve rreth aftësisë së tyre për të menduar dhe vepruar në mënyra komplekse dhe të nuancuara. Por, çka nëse fëmijët do të ishin po aq të aftë sa të rriturit për të kontribuar në mënyrë kuptimplotë për diskutimet sociale për çështje të rëndësishme si drejtësia ekologjike? Ky është argumenti i paraqitur nga Natalie M. Fletcher, Profesore e Asociuar në Departamentin e Filozofisë të UdeM dhe Koordinatore Shkencore në Institut Philosophie Citoyenneté Jeunesse.

Read more ...

XS
SM
MD
LG