“Abrakadabra” është një formulë që përdoret kundër syrit të keq!/Teologu Miron Çako beson në formula që nuk gjenden në doktrinën e krishterë ortodokse por në legjenda popullore dhe libra për fëmijë
Kisha e krishterë ortodokse nuk e mëson zyrtarisht apo nuk e miraton besimin në "syrin e keq" si një fenomen të mbinatyrshëm. Koncepti i "syrit të keq" lidhet më shpesh me besimet dhe traditat popullore në kultura të caktuara mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme, në vend që të jetë një parim qendror i teologjisë ose doktrinës së krishterë ortodokse. Ndërsa disa bestytni kulturore mund të jenë të pranishme midis besimtarëve individualë ortodoksë, vetë Kisha nuk e promovon ose vërteton konceptin e "syrit të keq" si një kërcënim real shpirtëror që kërkon rituale ose mbrojtje specifike.
Ndërsa Kisha e Krishterë Ortodokse nuk e miraton zyrtarisht besimin në syrin e keq, ajo pranon se shumë nga ndjekësit e saj e mbajnë atë. Praktika e përdorimit të hajmalive ose lutjeve për të shmangur syrin e keq është më shumë kulturore sesa doktrinore në këtë kishë. Gjithsesi teologu Miron Çako promovon bestytni dhe formula kalamjash kundër këtij fenomeni, duket sikur teologu në fjalë preferon të ndjeki besimet popullore apo zakonet e ndryshme përkundër doktrinës bazë të kishës ordodokse.
Ja dhe pjesë nga diskutimi i tij me prezantuesin e programit "Aldo orning show":
Aldo: Kështu si shprehje e kemi dëgjuar ne, “syri, syri”.
Miron Çako: Po, syri i keq është më i keq se magjia sepse ky njeri brenda vetes ka një demon ose një ushtri demonësh, varet sa ai ka, sa energji posedon dhe me anë të shikimit, me anë të mendimit dhe fjalëve, ai të shigjeton.
Teologu shton se magjia ka gjetur rrugën për t’u përhapur në forma që nuk vihen re. Ka formula magjike që përdoren në jetën e përditshme, filma e libra të cilët duken krejt të padëmshëm por i shtyjnë edhe fëmijët të praktikojnë magjinë.
Miron Çako: Një formulë që ne e kemi përdorur kur kemi qenë fëmijë, nuk e di, “abrakadabra”. Për shembull, “abrakadabra” është një formulë magjike që vjen nga romakët.
Aldo: Unë e mbaj mend nga nga “Pinoku”.
Miron Çako: Sot magjia është pjesë e jetës. Është pjesë e filozofisë, e psikologjisë.
Aldo: “Abrakadabra”, vërtet e ke që…
Miron Çako: Është formulë e romakëve.
Aldo: Kur ta them nga “Pinoku”, unë mbaj mend filmin.
Miron Çako: Atë desha të them, për shembull edhe filmi “Harry Potter” ose libri “Harry Potter” është një libër i mirëfilltë magjie. Ose këto filmat e animuar sot, aty futen formula magjike, personazhë magjikë, mitikë por s’janë mitikë që bëjnë edhe fëmijët sot padashur, duke parë një film të animuar, duke lexuar një libër, gjenden duke bërë magji. Është një lloj loje sot, janë forca okulte dhe disa grupe që po e demonizojnë këtë shoqëri./tvklan.al