Lidhje


Mish, peshk e perime… Turistët erdhën me avion, ushqimet i sollën me traget e kamion

Det, mal, histori e kulturë por edhe për të provuar produktet tradicionale. Janë këto arsyet që nxisin turistët të vizitojnë vende të ndryshme. Në Shqipëri i gjejnë të gjitha, por nëse ndalemi tek ushqimet, ata po konsumojmë produktet e vendit të tyre.

 

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se teksa kemi tentuar të shesim 1 produkt ushqimor në 9 muajt e parë të vitit jashtë vendit, nga ana tjetër rritëm blerjet  me 3 herë në të njëjtën periudhë nga këto destinacione. Duke bërë që një pjesë e madhe e ushqimeve dhe pijeve në markete, tregje, bare e restorante të jenë mallra të huajë.

 

“Turistët po e marrin bukën me vete jo në konceptin klasik. Ata po vijnë me avion dhe ushqimet po vijnë nga vendet e tyre me target e kontejnerë dhe po ushqehen nga ushqimet e vendit tyre. Pa hyrë në aspektin që ky është një fitim i humbur për fermerin shqiptar”, thotë për A2 CNN Gjok Vuksani, ekspert i bujqësisë.

 

Në 9 muaj Shqipëria arriti të shes 38.5 miliardë lekë ushqime pije e duhan, ndërsa ka blerë nga tregjet e huaja 117 miliardë lekë produkte. Edhe në rastet kur eksportet shqiptare tentonin të ngrinin kokë gjatë periudhave sezonale, ne vijonim të blinim më shumë ushqime nga jashtë vendit.

Mish, peshk e perime… Turistët erdhën me avion, ushqimet i

Por nëse ndalemi tek një tavolinë mesatare gjatë verës në restorante sa arritëm tu ofronim klientëve produktet e origjinës. “Francezi apo gjermani nuk vijnë në Shqipëri për t’u ushqyer me mish nga braizli e Argjentina por nga një mish nga Dibra, Erseka, Kolonja e Mirdita që janë vende tipike. Ne kemi mungesë të madhe të qumështit dhe nënprodukteve. Kemi rritje të importeve të perimeve dhe frutave që është e papranueshme për bujqësinë shqiptar. Ky turizëm që vjen po provon ushqimet shqiptare, po provon ushqimet me vendin e origjinës? Ne kemi tendencë të rritjes së importeve nga Italia, Kina dhe Turqia”, thotë Vuksani për A2 CNN.

 

Aktualisht vendet partnere në importin e ushqimeve për Shqipërinë janë Italia, Greqia, Kina Serbia, Polonia etj. Ndërsa një pjesë e mirë e ushqimeve vijnë edhe nga Brazili, Afrika e Jugut, Kenia, Vietnami e Tanzania.

 

Mish, peshk e perime… Turistët erdhën me avion, ushqimet i

 

Për ofrimin e produkteve 100% shqiptare qeveria po i fokuson strategjitë në vitet në vijim në zhvillimin e bizneseve lokale dhe nxitjen e prodhimit vendas./A2

XS
SM
MD
LG