Lidhje


Egjipti, Jordania, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shqetësohen për largimin e Esedit dhe ardhjen në pushtet të grupit që rrëzoi regjimin

Një zyrtar i lartë i Emirateve shprehu të shtunën "shqetësim" për përkatësitë islamike të fraksioneve të armatosura siriane që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad dhe morën pushtetin në Damask, të udhëhequr nga Hay'at Tahrir al-Sham. Po ashtu edhe liderët nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite shqetësohen se përmbysja e Asadit mund të shkaktojë trazira në vend, thonë analistët, zyrtarët dhe diplomatët. Ata gjithashtu kanë frikë se Siria mund të zhytet në kaos dhe shikojnë me kujdes teksa "rebelët islamikë"-siç i quajnë ata, të udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), fitojnë pushtetin në Damask.

 

“Ne nuk dëshirojmë që Siria të bjerë në një moçal kaosi apo anarkie”, thotë Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi të shtunën në Akaba, ku Jordania pret ministrat e jashtëm të rajonit dhe sekretarin e shtetit Antony Blinken për të diskutuar tranzicionin e Sirisë.

 

Gjithsesi grupi fitues i dha garanci ambasadorëve për sigurinë e tyre, thotë një diplomat rajonal, i cili flet në kushte anonimiteti, sepse ata nuk janë të autorizuar të diskutojnë publikisht këtë çështje. "Ne duam të kemi marrëdhënie pozitive - ju nuk jeni në rrezik," raporton diplomati për atë që HTS u tha të pranishmëve.

 

“Ata janë të shqetësuar për boshllëqet e pushtetit në Siri”, thotë Fawaz Gerges, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër. “Ata janë të shqetësuar për aftësinë e islamistëve për të mbushur këtë boshllëk, për t'u ngulitur në Siri dhe për të përhapur ndikimin e tyre. Për Jordaninë, "nuk ka zgjidhje tjetër", thotë shkrimtari dhe analisti politik jordanez Tareq al-Naimat. “Nëse doni të ruani kufijtë tuaj, duhet të merreni me fuqitë de facto brenda Sirisë”.

 

Shtetet arabe kanë kohë që i frikësohen tërheqjes politike të lëvizjeve islamike, disiplina, organizimi dhe programet e mirëqenies sociale të të cilave përbëjnë një kërcënim të qëndrueshëm për autokratët në rajon. Kjo frikë është më e theksuar në Egjipt, ku presidenti Abdel Fatah El-Sisi mori pushtetin në një grusht shteti ushtarak të vitit 2013, duke rrëzuar qeverinë e Vëllazërisë Myslimane të zgjedhur pas Pranverës Arabe. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë këto shqetësime, thotë Hesham Youssef, një ish-diplomat egjiptian. Të dyja monarkitë e Gjirit udhëheqin kundërrevolucionin e rajonit pas Pranverës Arabe, duke përdorur pasurinë e tyre për të penguar lëvizjet popullore dhe për të mbështetur qeveritë autoritare në Bahrein, Egjipt, Libi, Tunizi dhe Jemen.

 

Anwar Gargash, këshilltar diplomatik i presidentit të Emirateve, tha gjatë një fjalimi në "Konferencën e Politikave Globale" në Abu Dhabi, "Ne dëgjojmë deklarata të arsyeshme dhe racionale për unitetin dhe jo imponimin e një regjimi ndaj të gjithë sirianëve, por nga ana tjetër. Mendoj se natyra e forcave të reja, lidhja e tyre me Vëllazërinë dhe lidhja e tyre me Al-Kaedën, janë të gjitha... "Tregues shumë shqetësues."

 

Hay'at Tahrir al-Sham, i udhëhequr nga Abu Muhammad al-Julani, i cili filloi të përdorte emrin e tij të vërtetë, Ahmed al-Shara, njoftoi se i kishte dhënë fund lidhjes së tij me Al-Kaedën në vitin 2016. Megjithatë, grupi ende klasifikohet si një "organizatë terroriste" në shumë vende perëndimore, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

 

Ai vazhdoi: "Kishte një dështim themelor, në thelb në administratë dhe politika, sepse Assad nuk përfitoi në të vërtetë nga një lloj litari shpëtimi i ofruar nga vende të ndryshme arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk e shfrytëzoi atë për të ecur përpara në diskutimet kushtetuese që po zhvilloheshin”.

 

 

Emiratet e Bashkuara Arabe shpresonin të largonin Asadin drejt Iranit dhe luajtën një rol thelbsor në rifillimin e marrëdhënieve të tij me vendet arabe që ishin distancuar prej tij pasi ai pranoi ndihmën nga Irani dhe Rusia për të shtypur opozitën./Nga elHurra dhe postguam.com/

XS
SM
MD
LG