Lidhje


Raporti: Google i përfshirë në një marrëveshje prej 45 milionë dollarësh me zyrën e Netanyahut për të reklamuar propagandën i.zraelite

Google është në mes të një kontrate gjashtëmujore prej 45 milionë dollarësh me zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të promovuar mesazhet qeveritare dhe për të minimizuar krizën humanitare në Gaza, sipas një raporti nga Drop Site News.

 

Kontrata, e nënshkruar në fund të qershorit, e përshkruan Google si një "entitet kyç" në mbështetjen e strategjisë së marrëdhënieve me publikun të Netanyahut, raportoi media të mërkurën.

Read more ...


Shpërthejnë spekulimet për luftë mes Francës dhe Rusisë, mohohen nga autoritetet

Në rrjetet sociale po përhapen pretendime se qeveria franceze po përgatitet fshehurazi për një luftë me Rusinë deri në mars të vitit 2026.Këto pretendime bazohen në një artikull të botuar nga gazeta satirike franceze “Le Canard enchaîné”. Një përdorues në rrjetin social X shkroi se fjalët e Presidentit Emmanuel Macron për paqen në Ukrainë janë hipokrite dhe se ai po planifikon luftë.Eurodeputeti i partisë së ekstremit të djathtë Rassemblement National, Thierry Mariani, tha se Macron mund të mbështeste luftën për të anuluar zgjedhjet e vitit 2027, duke argumentuar se “në një luftë nuk mund të mbash zgjedhje”.

Read more ...


Piloti i përfshirë në aferën e spiunazhit në Kosovë, deklarohet ministri kroat i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, deklaroi se piloti i Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate, i përfshirë në aferën e spiunazhit në Kosovë, nuk ka pasur qasje në informacione konfidenciale që do të rrezikonin sigurinë e Ushtrisë Kroate, por se reputacioni i ushtrisë është dëmtuar.

 

Ai njoftoi se procedura ndaj oficerit do të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe se kontrolli brenda ushtrisë do të forcohet më tej. “Këto janë incidente serioze që duhet të parandalohen”, theksoi ai, duke shtuar se tashmë ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes nga VSOA-ja (Shërbimi i Sigurisë Ushtarake).

Read more ...


Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e institucionit që ai drejton kanë gjetur gjurmë të uraniumit në një vend në Siri që besohet të ishin pjesë e një programi bërthamor nga ish-qeveria e Bashar Asad.

 

Nën ish-presidentit Asad besohej se kishte operuar një program të gjerë bërthamor të padeklaruar, i cili përfshinte një reaktor bërthamor të padeklaruar të ndërtuar nga Koreja e Veriut në provincën lindore Deir el-Zour.

Read more ...


Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov: Serbia nuk është përgjegjëse për tensionet në Ballkan

Serbia nuk është burimi i tensioneve në Ballkan, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar axhendën e një takimi midis Presidentit Vladimir Putin të Rusisë dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç të Serbisë.

 
“Marrëdhëniet tona janë shumëplanëshe dhe ka shumë çështje specifike në axhendë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në fushën e kulturës, shkëmbimet studentore e kështu me radhë. Dhe sigurisht, ka të bëjë me bashkëveprimin tonë në lidhje me tensionet rajonale, të cilat nuk shkaktohen nga Serbia”, vuri në dukje ai.

Read more ...

XS
SM
MD
LG