Parlamenti Evropian u bën thirrje vendeve të BE-së të njohin shtetin e Palestinës
Parlamenti Evropian miratoi të enjten një rezolutë që u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së të “shqyrtojnë njohjen e shtetit të Palestinës, me qëllim arritjen e zgjidhjes me dy shtete”.
Shefja e diplomacisë së BE kritikon paraardhësin: Borrell s’arriti asgjë me I.zraelin
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se paraardhësi i saj, Josep Borrell, “nuk arriti asgjë” në marrëdhëniet me Izraelin, ndërsa mbrojti qasjen e saj pas muajsh kritikash mbi reagimin e BE-së ndaj luftës në Rripin e Gazës.
“Arrita më shumë me Izraelin sesa paraardhësi im ndonjëherë. Me Borrellin nuk pati asgjë. Ne arritëm të dërgonim ndihmë humanitare në Gaza”, tha Kallas për disa media spanjolle, mes tyre edhe “El País”.
“Jemi të tradhtuar”- Kryeministri i Katarit: Do përgjigjemi ndaj I.zraelit
Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, deklaroi të mërkurën se vendi i tij, së bashku me partnerë arabë po përgatiten për një përgjigje kolektive ndaj sulmit të Izraelit në Doha.
Tragjike në Nepal! Përshkallëzohen protestat, gruaja e ish-kryeministrit d*gjet e gj.allë
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u përfshi nga flakët, kur shtëpia e saj u dogj gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë që kanë kapluar vendin, sipas raportimeve nga mediat lokale. Godina e Parlamentit të Nepalit, së bashku me rezidencat e disa figurave të rëndësishme politike, janë shkatërruar nga zjarri gjatë këtyre trazirave, të cilat e kanë futur vendin në një krizë serioze.
Lëvizja protestuese, e udhëhequr kryesisht nga të rinjtë, shpërtheu me intensitet të madh pasi autoritetet vendosën të bllokojnë përdorimin e rrjeteve sociale. Megjithatë, zemërimi i qytetarëve buron kryesisht nga shkalla e lartë e korrupsionit dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë.
Rama: Aksioni i shembjes do vijojë gjatë gjithë mandatit
Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë nisjes së aksionit për lirimin e hapësirave publike nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qeveria atje ka përgatitur një paketë të re me masa ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.
Gjatë prezantimit të paketës, Rama tha se paketa e re nuk është e përkryer, por do të krijojë instrumente për ta mbrojtur hapësirën publike. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, aksioni i nisur gjatë verës do të vijojë gjatë gjithë mandatit të katërt.