Lidhje


Një tjetër vend i BE-së do ta njohë shtetin e Palestinës

Malta do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator. Lajmi u konfirmua nga kryeministri maltez, Robert Abela, i cili e bëri publik vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

“Si qeveri, kemi marrë vendimin që gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, vendi ynë do të njohë shtetin palestinez. Ky qëndrim pasqyron angazhimin tonë për të gjetur një zgjidhje që çon drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, shkroi Abela në Facebook.

Read more ...


Holanda shpall non grata ministrat i.zraelitë Ben-Gvir dhe Smotrich

Holanda ka ndaluar hyrjen në vend të ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, duke i shpallur persona non grata për thirrjet e tyre për “spastrim etnik” në Rripin e Gazës, raportojnë mediat holandeze.

 

Në përgjigje të një pyetjeje parlamentare, ministri i Jashtëm holandez Caspar Veldkamp justifikoi ndalimin të hënën vonë, duke thënë se dy ministrat izraelitë “kanë nxitur në mënyrë të përsëritur dhunën ndaj popullsisë palestineze, kanë promovuar vazhdimisht zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme dhe kanë bërë thirrje për spastrim etnik në Rripin e Gazës.”

Read more ...


Dhjusi dhj*t Farkën! Do ndërtojë 17 kulla nga 30 kate secila në liqen

Po e ndjeni ajrin më të rëndë këto ditë? Nuk është thjesht nxehtësia e korrikut, por i është shtuar pesha e 17 kullave që sapo kanë marrë bekimin nga shteti për t’u "mbjellë" në zemër të Liqenit të Farkës, shkruan Kapitali.

 

Po, po, e lexuat mirë. 17 kulla me nga 30 kate secila, në një nga të vetmet zona të gjelbra të mbetura në Tiranë.

 

Projekti i quajtur Albora’s Lake do të ndërtohet nga kompania Lion Construction, pronë e dy emrave tashmë të njohur në industrinë e betonit dhe luksit, Dhjus Bushaj dhe Erion Gina, dy personazhe që e kanë kthyer ndërtimin në sport kombëtar.

Read more ...


"Nuk ka uri në Gaza" Trump presion Netanjahut: Duhet të merrni një vendim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tel-Avivin, se “Izraeli do të duhet të marrë një vendim” për Gazën, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mohoi se Jerusalemi kishte ndonjë rol në mungesat e përhapura të ndihmës atje. Trump, i cili ndodhet në një vizitë katër-ditore në Skoci, u pyet nga një gazetar në lidhje me imazhet që kanë dalë nga Gaza të fëmijëve të uritur, të cilat ai tha se i mendonte “të tmerrshme”.

 

"Dua të them, ata janë të shkatërruar. Dhe unë thashë, kur e ulni në një numër të caktuar, nuk do të jeni në gjendje të bëni një marrëveshje me Hamasin, sepse sapo t'i dorëzojnë, atëherë ata mendojnë se ky do të jetë fundi i tyre. Dhe ajo që thashë është plotësisht e vërtetë. E dini, ata patën një diskutim rutinë ditën tjetër dhe papritmas u ngurtësuan. Ata nuk duan t'i kthejnë. Dhe kështu Izraeli do të duhet të marrë një vendim", deklaroi presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Read more ...

XS
SM
MD
LG