Vuçiq: Serbia seriozisht e rrezikuar nga aleanca ushtarake e Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia është seriozisht e rrezikuar nga formimi i një aleance ushtarake midis Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës, duke shprehur shqetësim për atë që ai e cilësoi si heshtje globale lidhur me këtë çështje
“Me formimin e aleancës ushtarake të Kroacisë, Prishtinës dhe Tiranës, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë problem. Kjo është një çështje që duhet ta marrim seriozisht”, u tha Vuçiq gazetarëve në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.