Inteligjenca britanike: Gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
Gati 500,000 ushtarë rusë vlerësohet të jenë vrarë gjatë luftës në Ukrainë, tha Anne Keast-Butler, drejtoreshë e agjencisë britanike të inteligjencës. Shifra përputhet me vlerësime të tjera të bëra në muajt e fundit nga qeveri të tjera perëndimore, si dhe organizata të pavarura mediatike.
Keast-Butler u bëri jehonë paralajmërimeve të tjera të qeverisë britanike se Rusia po “shënjestron pa pushim infrastrukturën kritike, proceset demokratike, zinxhirët e furnizimit dhe besimin publik” në Britani dhe në Europë.